Bilanc i frikshëm, arrin në 2345 numri i viktimave nga koronavirusi

Ka shkuar në 2345 numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa mbi 77 mijë janë raste të konfirmuara me infeksion.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka shprehur shqetësimin për rritjen me shpejtësi të numrit të viktimave, por edhe të infektuarve.

Rastet me virusin vdekjeprurës janë në rritje në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe vende të tjera.

Sipas OBSH, jashtë Kinës, më shumë se 1.200 raste të virusit janë konfirmuar në 26 vende dhe ka pasur tetë të vdekur.

Të shtunën, Koreja e Jugut raportoi 142 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin kombëtar në 346. Ndërsa të Premten, mjekët në Itali thanë që një burrë 78 vjeç u bë personi i parë në vend që vdiq nga koronavirusi i ri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne