Bombardimet izraelite në Gaza vrasin mbi 20 palestinezë dhe plagosin mbi 150

Mbi katërmbëdhjetë palestinezë të tjerë u vranë gjatë ditës së tretë të sulmeve izraelite kundër Rripit të rrethuar të Gazës, duke e ngritur numrin total të të vrarëve palestinezë që nga e premtja deri në 21, ndërsa mbi 150 palestinezë raportohen të jenë plagosur.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, duke përmendur Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës, tha se tre palestinezë humbën jetën në një sulm ajror izraelit që synonte një turmë njerëzish në lagjen Shujaeya të qytetit të Gazës të dielën.

Një zëdhënës i ministrisë, Ashraf al-Qudra, i identifikoi tre palestinezët me emrat Bilal al-Bana, Abdullah Ebu al-Ata dhe Hamed Ahmed Abdel Khazri, dhe tha se Khazri ishte komandant i lëvizjes së rezistencës palestineze të Hamasit.

Disa orë më vonë, dy palestinezë humbën jetën në një sulm ajror izraelit që synonte kampin Bureij në Gaza qendrore.

Pesë palestinezë u vranë pasi aeroplanët izraelitë goditën shtëpitë e palestinezëve në Rafah dhe Beit Lahia.

Më vonë gjatë ditës, katër palestinezë u vranë gjithashtu gjatë një sulmi izraelit në veri të Rripit të Gazës.

Një palestinez ecën në mes të mbetjeve të një ndërtese të goditur prej sulmeve ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, më 5 maj 2019. (Foto nga Ma’an)

Ministria gjithashtu tha se të paktën 90 njerëz ishin plagosur në agresionin izraelit.

Tensionet shpërthyen të premten në Gaza pas vrasjes së katër palestinezëve, ku dy u vranë nga një sulm ajror izraelit në Gazan jugore dhe dy u vranë me armë zjarri nga forcat e regjimit izraelit gjatë një proteste kundër okupimit pranë kufirit me gardh që ndante enklavën bregdetare nga territoret e pushtuara.

Në mesin e 21 palestinezëve të vrarë deri tani janë edhe dy gra shtatzëna dhe një vajzë 14-muajshe.

Regjimi izraelit pretendon se i filloi sulmet kundër pozicioneve të Hamasit pasi dy nga ushtarët e tij u plagosën me armë zjarri nga palestinezët pranë kufirit të Gazës.

Lëvizja e rezistencës tha se Tel Avivi i ka shkelur marrëveshjet e mëparshme të “armëpushimit” dhe se është hakmarrë kundër sulmeve izraelite me raketa.

Regjimi i Tel Avivit thotë se rreth 450 raketa janë hedhur në tokat e pushtuara përgjatë ditëve të kaluara. Ushtria izraelite thotë se aeroplanët e saj luftarakë kanë qëlluar rreth 180 vende në Rripin e Gazës.

Sulmi i fundit raketor i nisur nga Gaza vrau një izraelit 60 vjeçar. Gjithashtu janë plagosur edhe rreth 83 izraelitë.

Rripi i Gazës ka qenë nën rrethimin izraelit që nga qershori 2007 dhe ka shkaktuar një rënie të standardit të jetesës, si dhe një papunësi dhe varfëri të pashembullt.

Izraeli ka nisur gjithashtu edhe disa luftëra në vijën bregdetare palestineze, ku më e fundit prej tyre filloi në fillim të korrikut 2014./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne