Bota islame uron Turqinë për xhaminë “Shën-Sofia”

Liderët fetarë të botës islame i kanë dërguar letra urimi Kryetarit të Entit të Çështjeve Fetare, Prof. Ali Erbas në lidhje me rihapjen për obligim dhe adhurim të xhamisë Shën-Sofia dhe kanë falënderuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kryetari i Çështjeve të Mylimanëve të Kaukazit, Allahşükür Paşazade i ka telefonuar Erbashit dhe e ka përgëzuar kurse Kryetari i Federatës së Këshillit Islam të Australisë, Dr. Ratep Jneid në letrën e urimit ka përcjellur mbështetjen ndaj këtij vendimi.

Zëvendëskrytari Hafız Şakir Efendi Fetahu, në letrën e dërguar në emër të Bashkisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se vendimi ka lumturuar të gjithë myslimanët.

Myftiu i Lituanisë, Aleksandras Beganskas që dërgoi një letër urimi në emër të Kuvendit të Shoqatave Myslimane në këtë vend, rikujtoi rëndësinë e xhamisë Shën-Sofia për botën islame dhe bëri të ditur se ajo i është dedikuar tërë botës islamen nga Fatih Sulltan Mehmet (Ngadhnjimtari).

Kurse Shoqata e Dijetarëve Palestinezë Jashtë Shtetit shprehu kënaqësinë në lidhje me vendimin dhe deklaratën e Presidentit Erdogan: “Çelja e xhamisë Shën-Sofi për adhurim është tregues i çlirimit të Xhamisë Al-Aksa që gjendet në robërim” e cilësuan një “deklaratë për tu lavdëruar”.

Edhe në letrën e Unionit të Dijetarëve të Marokut në lidhje me vendimin në fjalë duke filluar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan që e mundësoi përgëzohen të gjitha gjykatat, populli turk dhe bota islame.

Edhe Myftiu i Përgjithshëm i Salltanetit të Omanit, Ahmet Hamadı el Khlili, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Islam në qytetin Lenasia të Afrikës së Jugut, Ulema Şubeyr Ahmet Al-Saloci, ministri i Vakëfeve të Palestinës dhe i Çështjeve Fetare, Dr. Abdulhadi Sait al Ağa dërguan nga një letër ku falënderuan Presidentin Erdogan dhe shprehën kënaqësinë dhe lumturinë e tyre./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne