BOTA U ZHYT NË FITNE DHE KATRAHURA MARRAMENDËSE..!

Nga Savash VELIU

Pas dy mijë viteve po pritet shpartallimi i ‘’Civilizimit Perëndimorë’’ e cila do përcillet me tronditje të mëdha botërore sepse sistemi plaçkitës Kapitalist shkon në humnerë.  Ishte një Sistem mashtrues e manipulativ mbi masat e gjëra popullore të mbarë globit.

Periudha e luftrave në fushëbetejë ka marrë fund në pjesën më të madhe. Jemi në epokën e luftës postmoderne mediatike dhe ate biologjike të një sistemi tejet të çmendur. E quajtën Proxy war kurse tani ajo është luftë e drejtpërdrejt mes shteteve: në fillim, sistemi global nënshtron mendjet; më pas, nëse është nevoja, i mbart në fushëbetejë. Kjo është pikërisht ajo që Umberto Eco e përkufizonte si “Lufta guerile semiologjike”.

Sot pas perdes së Corona Virusit janë bërë demonstrativisht ndryshime rapide të përcjellura me ca Grusht Shtete të heshtura nga Rendi i ri botëror post kalimit të Covid 19. Bota më nuk do të jet ajo e njëjta. Edhe Presidenti R.T. Erdoğan thotë: “Bota po shkon drejt një periudhe në të cilën asgjë nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj epidemie dhe në të cilën do të ndërtohet një sistem i ri global, politik, ekonomik dhe shoqëror”!

Po ndodh Okupimi Heshtur botëror! Për momentin në këto katrahura arriti Turqia të mbaj veten në distanc nga rivalitetet Amerikano-Kineze duke pritur momentin më të volitshëm të fituesit që ajo t’i bashkangjitet asaj, sepse duhet vetëm durim dhe vigjilenc gjatë sfidave vijues dhe kaq!

Nuk është e verifikuar situata pas perdes së hekurt të Corona Virusit që të dihet se çpo ndodh në SHBA e cila pësoi ndryshime radikale në politikën e jashtme duke marr anën (e israelit e ajo do të sjell në skenë) ndoshta zotërimin e politikës serbe dhe deavantazhën politikës shqiptare dhe atë ballkanase… Do mundohem të bëj analizim tezash dhe të ofroj ca detaje interesante në gjeopolikën globale të sotme…

Corona Virusi famoz ‘’Covid-19’’ arriti të godas edhe Mbretëreshën Elizabeth II, një sinjall se edhe Mbretërive u ka ardhur fundi siç u erdhi fundi më parë edhe Perandorisë Osmane dhe atij Austro-Hungarisë me siguri kjo varrosje do bëhet pas vdekjes së 94 vjeçares dhe këtu përfundon Era e Monarkive… Këtë tezë e ndërlidha edhe me ‘’likuidimin’’ e Festim Latos i cili deklarohej si ‘’Mbret i Çamerisë’’, akt që shuajti çdo muabet për Lëvizjen Çamëria, një projekt amerikan që priste nën hije realizimin me siguri përmes inaugurimit të princ Lekës si Monarku i Shqipërisë /shqiptarëve/ pasi do dështonte politika aktuale e sotme. Por projekti në fjalë ra në ujë me Pandeminë Corona Virus që solli ndryshime radikale në skenën politike të SHBA’ve ndaj shqiptarëve që prisninë faktorizimin në Ballkan dhe ajo u kthye në deavantazh të shqiptarëve, një faktor i rëndësishëm edhe në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, teksa koronavirusi po përhapej nëpër rajon. Kosova tani qeveriset prej një Qeverie në detyrë. Këtu duhet ta ndërlidhim se; Ekstremistët grekë bëjnë xhiro me uniforma ushtarake në Gjirokastër kurse ca tjerë gozhdojnë Kryqe Greke në mallet e Vorio Epirit shqipëtar,Pse!? Pas ‘’likuidimit’’ të ‘’Mbretit’’ Festim Lato u heshtë ‘’Lëvizja Çamëria’’! Politika Amerikane sot përjetoi rrotacion prej 360 shkalle në favor të fqinjësisë shqiptare dhe sërish shqiptarët duhet paguar (ndoshta) haraç të ri!

Është reale të pyesim se cili interes i mundshëm amerikan realizohet përmes diplomacisë së vazhdueshme të administratës Trump, e cila është duke e destabilizuar Kosovën, shtetin e vogël dhe të brishtë pro-amerikan të Ballkanit, gjatë një pandemie globale?  

Analizat gjeopolitike prestigjioze tregojnë se në Ballkan po ndodh rrënimi i pushtetarëve të ish qeverisë Klintoniste të cilët janë në shkuarje të sipërt të dirigjuar nga kjo qeveri amerikane konfliktuoze të instaluar në vendet më të varfëra ballkanase me politikanë në pushtet të dizginosur që tani tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë kaotike të sigurojn shpëtimin e vetvetes dhe të pushtetit të korruptuar duke përhapur panik më së shumti në këto shtete ballkanike me orë policore e tjera masa absurde.

Bota duke u marr me pandemin Coronavirus, virus i cili i konvenon çdo kujt pas së cilit janë bërë grushtete të heshtura ndaj Putinit dhe Trampit si dhe Viktor Orbanit dhe vite më parë iu bë edhe Erdoganit. Të gjithë këta lider janë ata që e shporrën SOROS dhe Bill Gates’in nga shtetet e tyre sepse vepronin kundër interesave sovrane duke i shfrytëzuar ambasadat amerikane. Andaj jo rastësishtë Erdogani publikisht tha; Pas kësaj pandemie asgjë nuk do të jetë më e njëjtë sepse do pasojnë ndryshime të thella /rrënjësore/ duke aluduar tek liderët të lartpërmendur ‘’ndoshta’’ të xhveshur nga funksionet shtetërore!

Ka një paqartësi të madhe pas perdes politike të ‘’Covid-19’, sepse në këto momente dramatike nuk dihet kushë po udhëheq me SHBA’në; ‘’Globalistët apo Sovranistët’’, e njëjta gjë vlen edhe për Rusinë, asgjë nuk pipëton në skenën e madhe politike pos pandemisë fantomike… Dihet se pas grushtetit të bërë ndaj pushtetit legal në Turqi mbetën të udhëheqin Sovranistët në krye me Erdoganin deri më sot!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne