Bozdag: Armët e dhëna YPG-së janë kthyer nga Turqia, ne do ti asgjesojmë

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag tha se në operacionin ‘Dega e Ullirit’, që Forcat e Armatosura Turke kanë ndërmarrë në rajonin Afrin të Sirisë, hapësira ajrore përdoret në mënyrë efektive.

Në deklaratën e bërë gjatë vazhdimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Bozdag tha: “Armët e dhëna organizatës terroriste YPG-së janë duke u përdorur kundër Turqisë. Çdo lloj arme dhe municioni që do të transportohet në cilindo rajon të Afrinit në Siri, do të jetë në objektivin e Turqisë. Ne do ti godasim kudo që ti shohim, do ti asgjesojmë ose do ti marrim në dorzim”.

Kurse në lidhje me tërheqjen e Ambasadorit të Holandës nga Ankaraja, Bozdag tha: “Prej një viti Holanda nuk kishte ambasador në Turqi. Ata deklaruan se tërhoqën zyrtarisht një ambasadë që nuk ekzistonte (vitin e fundit). Kjo nuk është një çështje e re për ne, është deklarata e atij (personit që dimë). Por marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Holandës nuk janë ndërprerë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne