Brazil kapen 240 Kg kokainë me destinacion përfundimtar Durrësin

Antidroga braziliane në bashkëpunim me policinë federale kapi në Portin e Santos 240 Kg. kokainë të pastër, të futur në 7 thase të mëdhenj. Kokaina ishte fshehur në një kontejner të ngarkuar me sheqer. Kontejneri do të dërgohej fillimisht në portin belg të Anversës. Më pas kontejneri do të ngarkohej në një anije kontejner mbajtëse të tipit “feeder” për të mbërritur në Portin e Durrësit, që ishte destinacioni përfundimtar i kësaj sasie kokaine. Tashmë Porti i Durrësit është shndërruar në një destinacion të preferuar të kokainës latinoamerikane të tranzituar nga porte të ndryshme si Anversa në Belgjikë, Roterdami në Holandë, Bilbao në Spanjë, La Valletta në Maltë, Pireu dhe sidomos Selaniku në Greqi apo më pak edhe Gioia Tauro dhe Gjenova në Itali. Ky vërshim kokaine drejt Portit të Durrësit përkon me ndërrimin e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës në janar 2019. Drejtori i ri në mars e korrik 2019 ndërroi thuajse totalisht personelin e Forcës së Sigurisë Portuale, edhe kjo një tjetër koincidencë për fluksin e rritur të kokainës jugamerikane më destinacion përfundimtar Portin e Durrësit.

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne