Bota

Bregu Perëndimor – Ushtria izraelite ndalon 21 palestinezë

shtarët izraelitë ndaluan në orët e para të së hënës 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Siç bën të ditur ushtria izraelite përmes një deklarate të shkruar, 21 palestinezë janë ndaluar gjatë operacioneve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor për “përfshirje në akte terroriste”.

Forcat izraelite të sigurisë bastisin shpeshherë banesat në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku ndalojnë arbitrarisht palestinezët me pretendime të ndryshme, kryesisht të pabaza.

Rreth 7.000 palestinezë, mes të cilëve 300 fëmijë, mbahen aktualisht në burgjet e Izraelit./ trt

OPINIONE