Brexit: BE plotësisht pas Irlandës, por nuk është e bindur nga Mbrëtëria e Bashkuar

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) është “plotësisht pas” Irlandës mbi planin e Brexit-it, por “akoma e nuk është e bindur” me propozimin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Sot kam realizuar dy telefonata mbi Brexit-in, së pari me Dublinin, pastaj me Londrën. Mesazhi im për (kryeministrin irlandez) Taoiseach @LeoVaradkar: Ne qëndrojmë pas Irlandës. Mesazhi im për (kryeministrin britanik) @BorisJohnson: Ne mbetemi të hapur, por akoma nuk jemi të bindur”, shkroi Tusk në twitter.

Komentet e kreut të Këshillit Evropian erdhën pasi kryeministri Jonhson njoftoi ligjvënësit britanikë për marrëveshjen e tij të re të Brexit-it, një ditë pas shpalosjes së saj.

Johnson argumentoi se plani i ri është një “kompromis”, duke shtuar se qeveria “ka kaluar në milje ekstra” me shpresën për të arritur një marrëveshje me BE-në.

Varadkar tha se planet e Johnson-it për një alternativë të opsionit të kufirit të hapur (backstop) “janë të pamjaftueshme në disa aspekte”.

Marrëveshja e re e Jonhson-it propozon që Irlanda Veriore deri në vitin 2025 të mbetet me marrëveshjet doganore të BE-së për mallrat, përfshirë agroushqimin.

Sipas marrëveshjes, kontrollet doganore do të bëhen larg zonës kufitare në ishullin e Irlandës, por do të ketë një kufi doganor midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore.

Marrëveshja po ashtu propozon t’i jepet qeverisë së devotshme të Irlandës Veriore, e cila ende nuk është formuar që nga zgjedhjet e vitit 2017, të drejtën për të vendosur nëse do të vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjen ose ta braktisin atë.

Klauzola “backstop” e marrëveshjes së mëparshme të tërheqjes, e cila në mënyrë të përsëritur u refuzua nga parlamenti britanik, do të zëvendësohet me porpozime të reja nëse marrëveshja pranohet.

Klauzola “backstop” u krijua për të mbajtur Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin territor doganor me BE-në dhe Irlandën Veriore, të lidhur ngushtë me rregulloret e BE-së derisa të gjendet një zgjidhje për çështjet e kufirit.

Kjo marrëveshje u refuzua në mënyrë kategorike nga Partia Unioniste Demokratike, partia më e madhe politike në Irlandën Veriore dhe aktualisht partner ‘de fakto’ i qeverisë Tory në Westminster.

BE-ja vazhdimisht ka përsëritur se çdo marrëveshje jo e aprovuar nga Dublini nuk do të pranohet nga blloku. Ajo po ashtu ka thënë se ata nuk do të rinegociojnë klauzolën ‘backstop’.

Është vendosur që zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së të takohen gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian më 17-18 tetor.

Mbretëria e Bashkuar, siç është vendosur, do të largohet nga blloku më 31 tetor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne