Bota

Britania e di se FETO qëndron prapa puçit të dështuar në Turqi

Ambasadori britanik në Ankara, Richard Moore tha se FETO dhe lideri i saj me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, janë orkestruesit e tentativës për përmbysje të qeverisë

Mbretëria e Bashkuar është në dijeni se organizata terroriste FETO qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut në Turqi, deklaroi ambasadori britanik në Ankara, Richard Moore.

Në një prononcim të tij për televizionin CNN Turk, Moore shprehu bindjen se FETO dhe lideri i saj me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, janë orkestruesit e tentativës për përmbysje të qeverisë, gjatë së cilës jetën e humbën 250 persona ndërkohë që rreth 2.200 mbetën të plagosur.

Mbretëria e Bashkuar nuk e ka konsideruar lëvizjen Gylen për një “organizatë terroriste” sepse kjo kërkon një proces të caktuar, tha Moore.

“Por, kjo nuk është e rëndësishme, ne e dimë shumë mirë se lëvizja e Gylenit qëndron prapa kësaj përpjekjeje grusht shteti”, tha ai.

Moore theksoi se Sir Alan Duncan, që është një ministër i lartë në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar ishte zyrtari i parë i huaj që vizitoi Turqinë katër ditë pas puçit të dështuar.

Ankaraja akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtrië, polici dhe gjyqësor.

OPINIONE