Bushati në SHBA, Mull: Shqipëria, kontribut të çmuar në NATO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme gjendet në Uashington DC për të marrë pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Gjatë qëndrimit në Uashington DC, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Politike, Stephen Mull. Në takimin me Nënsekretarin Mull, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për sa i përket zbatimit të reformave të brendshme e kryesisht asaj në gjyqësor, si dhe në garantimin e sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

SHBA-të duhet të vazhdojnë të jenë prezentë në BP, theksoi Bushati, jo vetëm si faktor paqeje dhe sigurie por dhe si kundërbalancues i ndikimit të fuqive të treta në rajon.

Nga ana e tij, Nënsekretari Mull falënderoi Shqipërinë për kontributin e çmuar si në kuadër të NATO-s ashtu dhe si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Nënsekretari Mull theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme.

Mull njohu po ashtu Ministrin Bushati me mesazhet kryesore të Samitit të Helsinkit si dhe me pikëpamjet e Departamentit të Shtetit mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimi Evropian.

Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Senatorin Roger Wicker, Kryetari i Komisionit OSCE-Helsinki.

Burimi: Ora news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne