Çavusoglu: Bisedojmë me Iranin për zgjerimin e operacionit në Kandil; edhe për ta PKK/PJAK është kërcënim

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se janë duke biseduar me Iranin për një operacion të gjerë në Kandil, në Veri të Irakut.

“Kjo ka një fazë dhe ka gjëra që duhet të kryhen në diplomaci. Jemi duke biseduar edhe me Iranin”.

Ministri Çavushollu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një prononcim të bërë për një kanal televiziv privat.

Në lidhje me operacionin në Kandil, Çavushollu tha: “Ne duhet të eliminojmë kërcënimin në anën tjetër të kufirit tonë. Ne do të eliminojmë terroristët kudo që të jenë në Irak. Ushtarët tanë, shërbimi ynë informativ po zhvillon punimet teknike në lidhje me këtë. Jemi duke biseduar me Iranin. Edhe për këtë vend PKK/PJAK është një kërcënim”.

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hartën rrugore të Menbixhit dhe tërheqjen e YPG-së nga ky rajon, Çavushollu tha: “Tërheqja e YPG-së do të thotë braktisja e armëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i pajisën me armë dhe këtë nuk e fshehin por bëjnë të ditur se tani nuk po u japin armë. Në mënyrë që rajoni të arrijnë në stabilitet duhet që këto armë të mblidhen. Qëllimi i hartës rrugore është që Amerika të mbajë premtimin e dhënë. Tashmë nuk ka zvarritje. Edhe për mbledhjen e armëve ata thanë se do të marrin numri e serive dhe do të mbledhin armët. Presidenti amerikan, Donald Trump ja tha këtë presidentit tonë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne