Çavusoglu: Nëse BE merr vendime shtesë kundër Turqisë, ne do të përgjigjemi

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit në Ankara me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ka deklarua se “në rast se BE merr vendime shtesë kundër Turqisë nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të përgjigjemi”.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, nga ana e tij, tha se “Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim me Turqinë”.

Ministri Çavusoglu gjithashtu tha se Turqia do të mbështesë ndërmjetësimin e BE-së mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, për sa kohë që BE është një ndërmjetës i ndershëm./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne