Bota

Çavusoglu-Pompeo bien dakord për “hartën rrugore” të Menbixhit

Ministri i Punëve të Jashtme te Turqise, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se duhet të marrë fund procesi i “nxjerrjes së topit jashtë” (sorollatjes) në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke e cilësuar si hap të rëndësishëm çështjen e Sirisë në këtë drejtim.

Në konferencën për shtyp që organizoi lidhur me vizitën e tij në Uashington, Çavushollu tha se në takimin që kishte pasur me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo, kishte biseduar për krizën siriane dhe çështje të tjera rajonale, ku një vend të veçantë kishte zënë “harta rrugore” e Menbixhit.

Me ShBA-të së pari do të punohet mbi parametrat e një “harte rrugore” për të nxjerrë nga provinca Menbixh e Sirisë organizatën terroriste separatiste PKK/PYD-YPG,- u shpreh Çavushollu dhe shtoi: “Ka një datë të qartë për zbatimin e kësaj “harte rrugore”, e cila varet nga hapat që do të hidhen në terren. Flasim për një periudhë më pak se 6 muajsh”.

“Tërheqja e PKK/PYD-YPG-së nga rajoni Menbixh i Sirisë është një premtim që i është bërë Turqisë nga ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama”,- tha Cavushollu dhe shtoi:

“Ky premtim nuk është mbajtur; asnjë hap nuk është ndërmarrë deri më sot. Miratimi i “hartës rrugore” nënkupton që ShBA-ja po e mban premtimin e saj. Ne do të bashkëpunojmë në krijimin e strukturave vendore”.

Duke iu referuar debatit në Kongresin amerikan lidhur me dorëzimin Turqisë të avionëve F-35, shefi i diplomacisë turke tha:

“Ne e kemi thënë se nuk do ta pranojmë gjuhën e kërcënimit dhe se kjo nuk do të jetë konstruktive. Dorëzimi i avionit F-35 do të realizohet në 21 qershor, ashtu siç ka qenë planifikuar. Nuk ka asnjë ndryshim në këtë çështje.”

Çavushollu u tha gazetarëve se në takimin me Pompei kishte biseduar edhe për procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste (FETO).

Homologu amerikan, Mike Pompeo më tha se Zyra Federale e Hetimeve (FBI) po zhvillon hetime shumë serioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me FETO./ trt