Bota

Çavusoglu takon kryetarin e PE-së, David Sassoli

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua të mërkurën me Kryetarin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.

Takimi u zhvillua në godinën e Parlamentit Evropian (PE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku Çavushollu ndodhet për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e tij të medias sociale ministri Çavushollu shkruan: “Në Bruksel pata një takim të sinqertë dhe konstruktiv me Kryetarin e Parlamentit Evropian David Maria Sassoli”.

Pas pozimit para gazetarëve takimi vazhdoi pa praninë e mediave./trt

OPINIONE

INTERVISTA