Çelik: BE në vend që të japë mësim duhet të marrë mësim

Ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Omer Çelik tha se ata që e shohin veten si superiorë të kulturës në Evropë duhet të shpëtojnë nga perspektiva politike egoiste.

Ministi Çelik iu përgjigj nëpër media sociale Twitter deklaratës së Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker: “Ne, si evropianë, duhet ti japim fund përpjekjeve për ti mësuar të gjithëve mësim. Duhet të kemi partneritet të barabartë me shtetet e tjera”.

“Kjo është një nga nevojat thelbësore të BE-së. Para së gjithash, duhet të kuptojmë se BE nuk është ekuivalenti i saktë i termit “Evropë” në kuptimin politik dhe kulturor. Gjithashtu ka shumë qëndrime politike në Evropë, të cilat duhet të heqin dorë qasjet që e shohin botën nga lart në aspektin kulturor dhe politikisht egoiste” shkroi Çelik.

“Për një të ardhme më të mirë, BE-ja në vend të qasjes: “të japim mësim”, ka nevojë për një qasje: “duhet të marrim mësim”. Së pari, duhet të shtrohet pyetja pse racizmi, islamofobia dhe ksenofobia janë në rritje në Evropë? Dhe pas kësaj duhen nxjerrë mësime nga gabimet e kaluara”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne