Çelik: Macron duhet të ballafaqohet me situatën në vendin e tij

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duhet të ballafaqohet me gjendjen e vendit të tij, i cili kryen operacione në çdo vend të Afrikës për t’i ruajtur interesat kolonialiste.

Zëdhënësi Çelik u prononcua nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter për deklaratën e Presidentit Macron të bërë në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia ndërmerr në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, se Turqia nuk duhet të pret solidarizim nga aleatët në NATO.

Duke vënë në dukje se Macron është personi që shqetësohet më së shumti nga operacionet e Turqisë në veri të Sirisë me të cilat parandalohet formimi i shteteve të vogla terroriste, Çelik tha se Macroni është mikpritësi më i spikatur i liderëve të organizatës terroriste.

Ai theksoi se Macron flet pa kuptim kur bëhet fjalë për pengimin e formimit të shteteve të vogla terroriste në veri të Sirisë nga ana e Turqisë.

“Ato që Macron thotë për Sirinë kanë të bëjnë me përpjekje për të ruajtur gjallë të kaluarën e saj koloniale me fjali të ndritshme. Kjo është arsyeja pse kjo shkon deri tek mbështetja e terrorizmit. Ka disa gjëra që duhen thënë Macron-it, i cili thotë që ‘Turqia, e cila kryen operacionin Burimi i Paqes, nuk mund të pres ndihmë nga NATO-ja’. Ka shumë kritika në lidhje me kontributet e Francës në NATO, por të gjithë janë të mendimit se NATO-ja nuk mund të ekzistojë pa Turqinë”, bëri të ditur Çelik.

Ai tha se në çdo vend të Evropës flitet për aktet egoiste të Francës të përqendruara në ruajtjen e interesave kolonialiste më shumë se sa ato të frymës së aleancës.

“Kritikat për luftën e Turqisë kundër terrorit nuk kanë domethënie për Turqinë. Kritikët e luftës sonë kundër terrorizmit janë ata që punojnë për vdekjen e trurit të Evropës. Ne do t’i kujtojmë vazhdimisht se ata duhet të mbrojnë vlerat demokratike”, përfundoi zëdhënësi Çelik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne