Çelik në Francë: Aleatët tanë të mos trajnojnë terroristët

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik ka shkuar për një vizitë zyrtare në Paris, ku u takua me homologen franceze Nathalie Loiseau.

Në takim u shqyrtuan zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

Një tjetër temë e rendit të ditës ishin marrëdhëniet dypalëshe të tensionuara kohët e fundit ndërmjet dy vendeve me pritjen e anëtarit të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG nga ana e Presidentit të Francës Emanuel Macron.

Çelik më pas u takua me Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian. Në takim u shqyrtuan zhvillimet në Siri.

Ministri turk për çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me Le Drian, kritikoi vendet aleate për qëndrimin që mbajnë ndaj organizatës terroriste PKK/PYD-YPG.

Ai theksoi se nuk duan të shohin asnjë ushtar aleat që ti japë trajnim terroristëve dhe i bëri thirrje Francës, që Turqia e sheh si vend aleat, që të mos përdorë shprehje akuzuese ndaj Forcave të Armatosura Turke, të cilat ekzekutojnë Operacionin “Dega e Ullirit”, që ka filluar më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Ai nënvizoi gjithashtu se në luftën kundër terrorit, bashkëpunimi me një organizatë tjetër terroriste është i gabuar.

“Në të shkuarën, në Afganistan, ne pamë se çfarë mund ti shkaktojë botës mbështetja e një organizate terroriste” tha Çelik.

Ministri turk theksoi gjithashtu se Turqia nuk dëshiron të shohë terroristë në Menbixh të Sirisë ose në rajone të tjera dhe e vijoi fjalën e tij duke thënë: “Këtë ia thamë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe nuk do ti nxjerrësh terroristët prej andej edhe do ti trajnosh ata, kjo është e papranueshme. Nëse ka terroristë atëherë ne do të ndërhyjmë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne