“Celulë terroriste në Tiranë”, Thanasi: Veliu lexoi një deklaratë të përgatitur. Jazexhi: MEK kërkon të prodhojë ‘fake news’

Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu në një deklaratë për mediat ka zbuluar se është shkatërruar një celulë terroriste në Shqipëri, e cila synonte kryerjen e sulmeve ndaj anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri.

Mësohet se celula drejtohej nga një rezident në Iran, dhe synonte të godiste komunitetin muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK.

Të ftuar në Fax News, për të folur në lidhje me këtë informacion të polcisë ishin Gjergj Thanasi gazetar investigative si dhe Olsi Jazexhi, historian.

Thanasi deklaroi se drejtori i policisë Ardi Veliu thjeshtë lexoi një deklaratë, me disa gabime të vogla, por që nuk ishte prodhim i tij

“Më duket se drejtori e lexoi deklaratën me shumë pak gabime, bëri disa por ky është sukses për të. Nuk është prodhimi i tij. E lexoi dhe ka shumë pasaktësi deklarata. Një nga këto terroristë është një është shtetas austriak, është në burg, në paraburgim, detyrim paraqitje? Ky shtetas i një vendi aleat i jonë nuk është ndaluar në Austri. Këto kanë ardhur në Shqipëri. I referohet një akti terrorist ditës së Novruzit në vitin 2018, është për të qeshur. Atë kohë policia e shtetit arrestoi dy shtetas Iranian të dyshuar si persona të përfshirë në aktivitete terroriste. Dy ‘terrositët’ Iranian?! Kishin ardhur më vizë të rregullt, pa pagesë, pasi ishin me ftesë me shkrim nga njëri prej kryetarëve te sketit fetar në Shqipëri të Bekashinjëve. Tani i bie që Baba Mondi të jetë i bashkuar me terroristët?! Kemi një rrenë për një akt terrorist të 22 marsit 2018. Është rrenë. Nëse u arrestuan dy terroristët pse u lejuan që të largohen nga Rinasi. Është gjë e madhe për Shqipërinë, u ndaluan, u pushua çështja! Terrorizmi është një nga veprat kriminale që ndjek SHIK-u. MEK-u është i pabesueshëm si burim informacioni. Duhet të dënohet. Mjer kush e përdor MEK si burim.“- u shpreh Thanasi.

Ndërkaq historiani Olsi Jazexhi dekalroi se organizata e MEK-ut merret me spinuazh ndërkohë që ka shtuar se MEK krijon fake news.

Jazexhi: Organizata e MEK-ut merret me spiunazh dhe sulmon duke krijuar fake news kundër shtetit që bën xhihad. Për këtë aktivitet që bën MEK-u duhet të ndëshkohen, por këtu nuk funksionon ligji. MEK-u përdoret për të sulmuar Ambasadën Amerkane. Deklarata e policisë ishte jo profesionale. Nuk lejoi asnjë gazetarë të bënte pyetje. Është fake news që do të merret nga mediat.

MEK nuk ka pasur asnjë reagim, tani do ta marrë lajmin e Veliut dhe do të thotë policia heroike shqiptare goditën sulmin terrorist ndaj nesh. Shkrimi është i përgatitur që Ardi ta lexojë. Ishtë për të dhënë një spunto për mediat ndërkombëtare. Europën dhe SHBA që të nxisin luftën në Lindjen e Mesmen dhe të fillojnë luftimet ndaj Iranit.

MEK ka prodhuar një lajm fake news mbi kapjen e dy iranianëve, se kishin vënë një makinë se do të shpërthente. Gjëra fake news. Por që në botën jashtë Shqipërisë është marrë si lajm i vërtetë. Morën dhe në intervistë Pandi Majkon.

(M.Q/Faxweb.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne