Censura e lirisë së shprehjes nga mediat

Av. Faik Miftari

Edhe pse me konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Kosovë është e garantuar liria e shprehjes dhe mendimit, në rastin konkret me pandeminë e korona virusit COVID-19 është duke u zbatuar një censurë e paparë gjer tani në historinë e civilizimit njerëzore  nga mediat elektronike dhe të shkruara, portalet elektronike dhe rrjetet sociale, me të cilin censurohet në një masë të madhe dhe pamundësohet që të depërtojë tek opinioni publik kombëtar dhe ndërkombëtar mendimi i shprehur ndryshe lidhur me korona virusin COVID-19 nga versioni zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe Ministrive të Shëndetësisë dhe Instituteve Kombëtare të Shëndetit Publik të qeverive të ndryshmeanekënd në botë.

Liria e shprehjes dhe mendimit është e garantuar qysh nga viti 1948 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, të cilin në nenin 19 garantohet liria e mendimit dhe shprehjes: ” Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së informacionit dhe të ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë kufijtë”.

Njashtu liria e mendimit dhe shprehjes është e garantuar qysh nga viti 1950 kur qeveritë e shteteve evropiane shpallën Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, me të cilin në nenin 10 lidhur me lirinë e shprehjes ceket:”Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”.

Poashtu liria e mendimit dhe shprehjes është e paraparë edhe me Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike miratuar nga Asambleja ePërgjithshme me Rezolutën nr. 2200A të datës 16 dhjetor 1966,  në të cilën në nenin 19 për lirinë e opinionit ceket: Secili duhet të ketë të drejtën e opinionit pa ndonjë ndërhyrje. Secili duhet të ketë të drejtën e lirisë së shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së informacioneve dhe ideve të gjitha llojeve, pavarësisht nga kufijtë, qoftë me gojë, me shkrim, në formë të shtypur ose artistike, ose me çdo mjet të zgjedhur prej tij”.

Kushtetuta e Kosovës e miratuar me 9 prill 2008 dhe hyrja në fuqi e saj me 15 qershor 2008 garanton lirinë e shprehjes dhe mendimit të qytetarëve të Kosovës në nenin 40 në të cilin ceket: “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin  të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera pa u penguar nga askush”. Ndërsa ndalimi i censurës parashihet sipas nenit 42:”Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës ose armiqësive në bazë të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”.

Kushtetuta e Kosovës për dallim nga konventat ndërkombëtare përveç se garanton lirinë e shprehjes, parasheh edhe ndalimin e censurës që është një hap më shumë drejt garantimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, me të cilin parashihet që të mos ketë censurë në shpërndarjen e lajmeve dhe mendimeve të ndryshme.

Edhe pse Kushtetuta e Kosovës decidivisht e parasheh ndalimin e censurës, kësaj nuk i përmbahet pikësëpari kryeparlamentarja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani e cila haptas publikisht kërkoi që çdo mendim tjetër të shprehur lidhur me pandeminë COVID-19, që është në kundërshtim me versionin zyrtar, të ndëshkohet dhe të dënohet çdo qytetar që shpreh lirshëm mendimin e tij në opinionin publik, çoftë të deklaruar apo të shkruar .

Njëkohësishtë kryeparlamentarja znj. Vjosa Osmani ishte edhe promotore dhe nismëtare kryesore e miratimit të Ligjit për pandeminë COVID-19, në saje të së cilës gjer tani janë gjobitur me gjobë 14.000 qytetar, kryesisht për mosvënien e maskës, e cila si e tillë është e panevojshme dhe e dëmshme, pasi vështirëson marrjen në sasi të mjaftueshme të O2 dhe lirimin e CO2, i cili për shkak të  vënies së maskës  kthehet një sasi prapa me të cilin  shkakton  vështirësinë frymëmarrje  dhe arritjet e nivelit të duhur të O2 në tru.

Me fillimin e vitit të ri shkollor vënia e obligueshme e maskave fëmijëve do të shkaktojë pasoja të  rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, ashtu që Kina pas vdekjes së dy fëmijëve në shkollë si pasojë e vënies së maskave, e shfuqizoi vendimin e saj për mbajtjen e maskave fëmijëve gjatë ndjekjes së procesit mësimor në shkolla. Kjo përveç që do të ndikojë në shëndetin e fëmijëve gjithashtu do të ndikojë edhe në psikologjinë e fëmijëve.

Poashtu përveç qytetarëve të pafajshëm të Kosovës në këtë krizë të vështirë ekonomike me të cilin përballen, janë shqiptuar mbi 3000 dënime edhe për bizneset të cilët nuk iu janë përmbajtur  në sasi të duhur të masave kundër korona virusit. Kur këtë e kërkon publikisht, censurën e lirisë së shprehjes, si dhendëshkimin e qytetarëve dhe bizneseve kryeparlamentarja znj. Vjosa Osmanin, çka mund të pritet tjetër nga qeveritarët tjerë kosovar.

Shumica e medieve të shkruara dhe elektronike, portalet elektronike, rrjetet sociale jo vetëm që kanë aplikuar censurë të rreptë ndaj çdo ideje apo mendimi tjetër lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19, por që është më keq ndjellin panik, tmerr, frikë, në psikologjinë e qytetarëve duke  proklamuar pa nda histerinë mediatike të korona virusit COVID-19 në lajmet e tyre të përditshme duke dhënë shifra statistikore mbi numrin e të vdekurve, të infektuarve dhe të shëruarve, ndërsa fare nuk lajmërojnë për vdekjet tjera të shumta të qytetarëve të Kosovës si pasojë e sëmundjeve tjera të rrezikshme, kinse vetëm korona virusi COVID-19 është prezent dhe asnjë sëmundje tjetër nuk ka në Kosovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne