Bota

Çështja e Palestinës është çështje e gjithë botës e jo vetëm e myslimanëve

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se në Samitin e Jashtëzakonshëm Islam, që do të organizohet me pjesëmarrjen e krerëve shtetëror dhe qeveritar të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), shtetet islame do të diskutojnë mbi qëndrimet dhe hapat për solidarizim dhe bashkëpunim me shtetin e Palestinës dhe popullin e tij për të mbrojtur kauzën palestineze dhe Jerusalemin.

Zëdhënësi i Presidencës, Kalın, në deklaratën me shkrim informoi në lidhje me Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam që do të mbahet sot në Stamboll.

Ai njoftoi se nën mikpritjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Stamboll organizohet samiti i jashtëzakonshëm i OBI-t me pjesëmarrjen e krerëve shtetëror dhe qeveritar të vendeve anëtare, ku do të trajtohen zhvillimet e fundit pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem dhe masakrimet e palestinezëve të pafajshëm gjatë protestave paqësore.

Ai duke theksuar se shtetet islame do të diskutojnë mbi qëndrimet dhe hapat për solidarizim dhe bashkëpunim me shtetin palestinez dhe popullin e tij për të mbrojtur kauzën e Palestinës dhe Jerusalemit, tha se: “Okupimi i Izraelit dhe çështja e Palestinës nuk është vetëm çështja e shteteve myslimane, por çështje e përbashkët e të gjithë atyre që i besojnë ligjit dhe drejtësisë. Në samit do të trajtohen hapat që do të merren për të mobilizuar opinionin botëror për të përfunduar persekutimin që ndodh në Palestinë”. (AA)

OPINIONE