Çfarë do të thotë 4 korriku për skllevërit e Amerikës?

nga John Wight.

4 korriku është dita e pavarësisë për Amerikën, një nga datat më të rëndësishme të kalendarit të kombit, një ditë kur përplaset miti dhe hipokrizia.

Në vitin 1852, Frederick Douglass, ish-skllav i vetë arsimuar dhe lider i madh i lëvizjes kundër skllavërisë në vend, u ftua për të mbajtur fjalimin kryesor në një aktivitet të organizuar nga një organizatë lokale qe ishte kundër skllavërisë. Fjalimi që ai dha, i cili më vonë u titulla “Çfarë do të thotë 4 korriku për skllevërit?”, përbën një padi të ashpër ndaj nivelit të hipokrizisë, i cili si atëherë dhe tani shënon miratimin e vendit për Deklaratën për Pavarësi nga Mbretëria Britanike në vitin 1776.

Douglass:

“Çfarë është 4 korriku për skllavin amerikan? Unë i përgjigjem, një ditë që i zbulon atij më shumë se në të gjitha ditët e tjera të vitit, padrejtësinë e madhe dhe mizorinë ndaj të cilës ai është viktima në vazhdim. Për atë, festa juaj është një shtirje; lirija juaj e mburrur është një dëshmi turpi; madhështia juaj kombëtare është një ekzagjerim i kotë; tingujt e juaj të gëzimit janë të zbrazët dhe të pashpirt; denoncimi juaj ndaj tiranëve, nuk ka dyshim se është ndaj atyre prej bronzi; britmat e juaja për liri dhe barazi, talljet boshe; lutjet dhe himnet tuaja, predikimet dhe falënderimet tuaja, me gjithë paradat e juaja fetare, janë për ata vetëm se llafe, mashtrime, turpe, fallcitet dhe hipokrizi – një vello e hollë për të mbuluar krimet që do poshtëronin një komb të egërish”.

Skllavëria u shfuqizua fillimisht në Amerikë në fund të një lufte brutale dhe të përgjakshme civile që ndodhi gjatë viteve 1861 dhe 1865, ku shtetet e lira të veriut, të njohura si Unioni, luftuan kundër shteteve të Konfederatës jugore.

Megjithatë, kjo Konfederatë jugore ishte thjesht manifestimi më i dukshëm i karakterit supremacist të bardhë të një kombi të themeluar fillimisht nga pronarët e bardhë të skllevërve në fund të shekullit të 18-të.

Ky është një komb, zhvillimi i të cilit erdhi menjëherë me çmimin e zhdukjes dhe asgjësimin e popullsisë vendase indiane. Në këtë proces u krijua kultura e dhunës dhe e mizorisë, e reflektuar sot në një kulturë armësh, aq perverse sa edhe vrastare. Chris Hedges, në librin e tij të njohur “Pagat e Rebelimit”, e shqyrton këtë kulturë në detaje.

“Amerika është ngritur dhe formësuar nga patrullat kundër skllevërve, nishanxhinjtë e pistoletave, detektivët Pinkerton dhe Baldwin-Felts, bandat e grabitësve, banditët e marrë me qera, milicitë dhe legjioni amerikan, veteranët e luftrave dhe grupet kryesisht të bardha që shpesh gjuanin për njerëzit me ngjyrë dhe radikalët. Ata janë pararoja ideologjike e kapitalizmit, trupat e të cilit përdoren për të thyer lëvizjet populiste dhe për të tiranizuar të shtypurit.”

Sic e përshkruan Hedges, se për shumë njerëz me ngjyrë departamentet e policisë në të gjithë Amerikën bien në kategorinë e grupeve vigjilente në të cilat në veçanti meshkujt e zinj të paarmatosur janë viktima të vrasjeve dhe brutalitetit të policisë.

Përkundër rritjes së polarizimit brenda shoqërisë amerikane midis super të pasurve dhe gjithë të tjerëve, jashtëzakonshmëria amerikane, e kultivuar dhe e përqafuar nga klasa politike dhe mediatike e vendit, është rritur së bashku me fuqinë kulturore, gjeopolitike, ekonomike dhe ushtarake që mbizotëron vendin.

Ky ndjenjë e jashtëzakonshmërisë, e rrënjosur në një identitet hipermaskulin të nxjerrë nga mitet që rrethojnë kufirin e vendit dhe të kaluarën, ka normalizuar dhe legjitimuar brutalitetin dhe dhunën në një shkallë të madhe. Ndërkohë që departamentet e policisë brenda vendit përndjekin njerëzit me ngjyrë në emër të rendit dhe ligjit, ushtria amerikane është dislokuar për shumë vite kundër vendeve me ngjyrë në emër të hegjemonisë me pasoja katastrofike shkatërrimtare.

Kur Barack Obama, presidenti i parë zezak i kombit, në vitin 2014 tha gjatë një fjalimi para të diplomuarve të Akademisë Ushtarake në West Point, “unë besoj në jashtëzakonshmërinë amerikane në çdo pjesë të qenies sime”, ai e tha këtë kur ishte president i cili ishte pjesërisht shkak për shkatërrimin e Libisë në vitin 2011; lufta e paligjshme e të cilit kishte vrarë mijëra civilë; i cili në shtëpi kishte dështuar të merrte masa serioze për t’i dhënë fund burgosjes masive që erdhën nga paraardhësi i tij liberal “progresiv” Bill Klinton me ligjin e tij famëkeq për krimin në vitin 1994.

Përveç kësaj, Obama e vlerësoi jashtëzakonshmërinë amerikane si president kur ai do të burgoste Chelsea Manning për ekspozimin që i bëri krimeve të luftës dhe mizorive amerikane në Irak dhe Afganistan. Ishte gjithashtu nën survejimin e tij që Edward Snowden u detyrua të ikte dhe të kërkonte strehim në Rusi për guximin që pati kur zbuloi ekzistencën e një programi spiunimi masiv të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në vend, në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të theksohet se Trump nuk është i lajthitur, sic përshkruhet nga kundërshtarët e tij. Ai është thjesht fytyra më e ndershme që ndoshta nuk e ka pasur finesën e paraardhësve të tij. Në vitet 30, gjenerali në pension, Smedley Butler, e përmblodhi realitetin e shëmtuar të politikës së jashtme të SHBA-së në fjalimin e tij të famshëm kundër luftës, “Lufta është një dallavere”, që më vonë u zgjerua në një libër me të njëjtin emër:

“Ndihmova që ta bëja Meksikën, sidomos Tampicon, të sigurt për interesat amerikane për naftë në vitin 1914. Ndihmova ta bëja Haitin dhe Kubën një vend të denjë për djemtë e bankës the National City Bank që të mblidhnin të ardhura. Ndihmova në përdhunimin e gati gjysmës së republikave të Amerikës Qendrore për përfitimet e Wall Street. Historia e dallavereve është e gjatë. Ndihmova të pastroj Nikaraguan për shtëpinë bankare ndërkombëtare të vëllezërve Brown Brothers në vitet 1909-1912 (ku i kam dëgjuar këta emra më parë?). Kam sjellë dritë në Republikën Domenikane për interesat amerikane të sheqerit në vitin 1916. Në Kinë unë ndihmova që Standard Oil të funksionojë pa u dëmtuar”.

Historiku i Amerikës me përmbysje të drejtpërsëdrejta dhe tërthorazi të qeverive kombëtare në pothuajse çdo pjesë të botës është i mbushur plot për aq kohë sa është edhe vetë ekzistenca e tij. SHBA ka hedhur armë bërthamore kundër civilëve në Japoni, ka vrarë miliona në Kore dhe Vietnam, ka shkatërruar Irakun, dhe siç e përmenda më sipër, ka qenë pjesë e shkatërrimit të Libisë në vitin 2011, duke ofruar ndihmë për organizatat terroriste më ekstreme dhe më të çmendura që ka parë bota.

Përveç kësaj, Uashingtoni në çdo kohë i ka futur me sukses administratat e njëpasnjëshme në luftra ekonomike kundër shteteve të shumta, duke e trajtuar të drejtën ndërkombëtare me mungesë respekti.

Në vitin 1852, Frederick Douglass nuk ishte nën asnjë lloj iluzioni lidhur me realitetin e zymtë të Amerikës, ndryshe nga mitet e përdorura për të mashtruar njerëzit e vet dhe njerëzit në mbarë botën, duke besuar faktin se është vendi i të lirëve. Sot, në vitin 2019, ne po flasim për një komb që ndoshta ka derdhur më shumë gjak dhe ka shkaktuar më shumë shkatërrime sesa çdo vend tjetër në historinë njerëzore.

Kjo është arsyeja pse 4 korriku nuk duhet të jetë një ditë feste, por një ditë zie.

 

John Wight ka shkruar për një shumëllojshmëri gazetash dhe faqesh interneti, duke përfshirë the Independent, Morning Star, Huffington Post, Counterpunch, London Progressive Journal, dhe Foreign Policy Journal.

Burimi: /rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne