Cilat janë ndikimet e “marrëveshjes historike” të Turqisë me Libinë?

Nga: Zekeriya Kursun

Marrëveshja detare e nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë ripërcaktoi ekuilibrat në Mesdhe. Ndërsa marrëveshjet e mëparshme të arritura me vendet e rajonit, kryesisht Greqinë dhe Izraelin, kishin izoluar plotësisht Turqinë nga Mesdheu Lindor, kjo marrëveshje çoi në një përfundim krejtësisht të kundërt, dhe çoi bë qoshe Greqinë, Izraelin, Egjiptin dhe Qipron Jugore. Pavarësisht nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme, ato nuk mund të kryejnë më asnjë operacion paqësor në det pa marrë parasysh Turqinë dhe Libinë.

Sigurisht, ky nuk do të jetë një proces i lehtë. Kjo marrëveshje e arritur nga Turqia dhe Libia, të cilët kanë qenë aktorë pasivë në rajon deri më tani, do të konsiderohen si një sfidë për botën. Tema mbetet e freskët dhe kryeson axhendën midis lobeve ndërkombëtare duke përfshirë edhe KB.

Siç e kam thënë në një artikull tjetër për këtë temë, kjo marrëveshje çon në detyrime të reja për Turqinë në Libi, ku largohet mund`sia e një lufte civile. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë në lidhje me këtë temë dhe sqaroi, “Nëse kërkohet, Turqia mund të dërgojë trupa në Libi”. Sigurisht, ky zhvillim i ri nuk është një situatë që ata komplotimet në rajon do ta pranojnë me lehtësi. Në rast se kjo do të ndodhë, lobet anti-Turqi që mendojnë se ekuilibrat në Mesdhe dhe madje edhe në Afrikën e Veriut do të zhvillohen në favor të Turqisë edhe një herë, do të ndërmarrin veprime. Në të vërtetë, ata tashmë kanë ndërmarrë veprime.

Në një raport të përbashkët që botuam në 2015 si Shoqata e Studiuesve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë (ORDAF), unë kisha thënë:

“Sa i përket grupeve lokale të shpërndara, tani ka edhe fuqi të huaja që i mbështesin këto në skenën politike Libiane. Lidhjet historike me Libinë dhe praninë e turqve me origjinë nga Anadolli dhe Kreta brenda demografisë së vendit, e vendosin Libinë në një pozitë kritike në sfondin historik të Turqisë. Për më tepër, marrëdhëniet e investimeve dhe tregtisë janë forcuar midis Turqisë dhe Libisë që prej viteve 1970. Prandaj,Turqia duke qenë shpërfillëse në lidhje me zhvillimet këtu është pa diskutim. Turqia, e cila ka realizuar kryesisht ndihmën humanitare sapo filloi revolucioni në Libi, aktualisht po mikpret shumë libianë”.

Pesë vjet më vonë, situata mbetet e pandryshuar; teksa është rritur nevoja për bashkëpunim dhe që Turqia të marrë një rol më të madh në Libi. Sigurisht, prania e një shteti sovran është thelbësor në të gjithë Libinë. Sidoqoftë, nëse lojërat që janë luajtur në Libi që nga fillimi i shekullit të 20-të, nëse politikat evropiane dhe rajonale nuk lejojnë që kjo të formohet, nuk ka asgjë më të natyrshme se sa të kërkojë mbështetje ushtarake nga Turqia, dhe Turqia t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese .

Libia, e cila është ndikuar nga konfliktet ndërkombëtare në Mesdhe gjatë gjithë historisë, përjetoi epokën e saj më të qëndrueshme gjatë mbretërimit të Perandorisë Osmane. Sidoqoftë, me pushtimin italian që filloi në 1911, ajo u bë pjesë e konflikteve ndërkombëtare. Saktësisht një shekull pas kësaj, në Libi filluan të fryjnë erërat e Pranverës Arabe, të cilat e sollën vendin ballë për ballë me konfliktet kombëtare/ ndërkombëtare. Është e pamundur të shpjegohet periudha që filloi në vitin 2011 dhe rezultoi në rrëzimin e Muammar Gaddafi, i cili kishte qeverisur vendin për gati gjysëm shekulli, vetëm me zgjimin e dinamikës së brendshme.

Kontradikta shekullore midis zhvillimit dhe pamundësisë për tu zhvilluar midis viteve 1911 dhe 2011,  dhe roli i dhënë Libisë nga aktorët ndërkombëtarë, i ka hapi asaj një rrugë të re. Prandaj, ndërsa ndërhyrja e huaj që filloi në mënyrë të paligjshme nga Franca në vitin 2012 që iu bashkua edhe NATO, rrëzoi me dhunë nga skena politike Gaddafin, i cili ishte antiperëndimor e tërhoqi Libinë në një luftë civile. Ndërhyrësit që fshiheshin pas pretendimeve të Pranverës Arabe po vazhdojnë të zbatojnë të njëjtat politika të pacipa mbi Libinë dhe Mesdheun pa asnjë vëmendje për atë që ka pësuar shoqëria, gjakderdhja dhe e ardhmja e vendit.

Nuk ka qenë e lehtë për qeverinë Libiane të pranojë marrëveshjen me Turqinë që kufizon kufijtë e saj detarë në Mesdheun Lindor.

Libia, e cila priste gjatë dhe mbështetej në ndërmjetësimin e vendeve që i vendosin syrin e tyre në burimet e saj, përfundimisht e kuptoi komplotin kundër saj dhe u ul në tryezën e marrëveshjes diplomatike me Turqinë.

Në këtë kuptim, kjo marrëveshje u godit me një kërkesë të ligjshme, siç ishte kërkesa e popullit libian për ndihmë në vitet 1510 nga Perandoria Osmane me Sulltan Sulejmanin pasi ishte ekspozuar ndaj pushtimit të spanjollëve. Libianët që ishin në cep në Tajoura, afër Tripolit, dërguan një delegacion në 1915 në Stamboll dhe kërkuan zyrtarisht ndihmë nga shteti osman. Sulltan Sulejmani, i cili iu përgjigj kësaj kërkese, dërgoi një flotë nën urdhrat e Murad Agait në Tajoura dhe i la nën kontroll njerëzit e këtij rajoni. Turgut Reis duke kursyer Tripolin nga Spanjollët në 1551 filloi një periudhë shekullore të stabilitetit në Libi.

Shpresa jonë është që marrëveshja e arritur midis Turqisë dhe Libisë do të çojë vendin në një periudhë të re të stabilitetit./Gazetaimpakt/ yenisafak/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne