Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras nga Selaniku ka thënë se në bisedimet për emrin ata nuk shkojnë për ta dhënë emrin “Maqedonia”, por për ta rikthyer të njëjtën, ngase, ka thënë ai, emri është dhënë 70 vite më parë.
Cipras vlerëson se emri pa referencë “orienton kah bota antike greke dhe të pasurisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”.
“Ata kanë një entitet shtetëror që 70 vite quhet Maqedonisë, ndërsa nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandërin e Madh dhe me këtë rrjedhje historike. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë e pranojnë. Që donë të thotë nëse kemi përcaktim shtesë para emrit Maqedonia është fitore e madhe dhe më e madhe do të ishte nëse merremi vesh se Maqedonia jonë është ajo që vjen nga tradita e lashtë e botës antike”, ka thënë Cipras, i cili ka shtuar se nuk mendon se populli në Maqedoni nuk ka traditë dhe pasuri kulturore.
Cipras: Maqedonasit nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandërin e Madh, kanë rrënjë sllave dhe shqiptare
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024