Shqiperia

“Çunat” e Shullazit kërcënojnë në gjyq: Më njeh ti mua? Po në ëndërrr më ke parë?

Tension dje në sallën e gjyqit ndaj Emiljano Shullazit, teksa dëshmonte babai i biznesmenit Jani Zakja, Fehmi Zakja. Ai ka ndryshuar dëshminë e dhënë më parë.

Fehmi Zakja pati akuzuar direkt Shullazin se e kishte kërcënuar për çështjen e parkingut, me të cilin është në konflikt me Fatmir Sinanajn. Por në seancën e djeshme, ai tha se konfliktin e ka vetëm me Sinanajn dhe se Danin dhe Shullazinnuk i ka takuar kurrë.

Madje, në sallë është krijuar edhe një situatë tensioni, kur Gilmando Dani ka marrë fjalën për të pyetur dëshmitarin, shkruan Panorama.

“A me njeh mua? Jemi takuar ndonjëherë?”, e ka pyetur Dani me ton të ashpër Fehmi Zakën.

Ai ka mohuar të ketë njohje me të, ndërsa Dani ka ngritur tonet ndaj tij edhe më ashpër. “Po në ëndërr, a më ke parë ndonjëherë?” e ka pyetur Dani duke shtuar: “Po, ja, pra se ashtu shkruan ajo (prokurorja) aty tek ato letrat. Çfarë nuk ka shkruar”, përfundoi ai.

Menjëherë, prokurorja e çështjes reagoi duke thënë se hetimet i ka bërë Prokuroria. Ndërsa Fatmir Sinanaj, personi që pretendohet se i ka shitur parkingun Jani Zakjes, tha në gjyq se ai nuk ka patur konflikt me Janin, por vetëm një mosmarrëveshje për parkingun.

Sipas tij, ai njihte nga të akuzuarit vetëm Blerim Shullazin, i cili ka qenë ulur një herë në tavolinë me të dhe ka hyrë si ndërmjetës për të pajtuar atë dhe Jani Zakjen. Për të tjerët, Fatmiri, i cili ishte edhe në gjendje të keqe shëndetësore, tha se nuk i njihte. Edhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Adriatik Sinanaj, mohuan të kenë dijeni për ngjarjen./albeu.com/

OPINIONE