DAM pranon dobësinë e forcave amerikane

Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattes, në një fjalim të tij të mbajtur në Kongres ka pohuar pamundësinë dhe dobësinë e forcave të ushtrisë amerikane dhe ka kërkuar që të mbyllen bazat amerikane në vende të tjera.

Duke iu drejtuar komitetit të forcave të armatosura në Kongresin amerikan, sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (DAM), Mattes kërkoi mbylljen e bazave shtesë të ushtrisë amerikane deri në vitin 2021. Ai gjithashtu vuri në dukje se ndërhyrja ushtarake e Amerikës në Afganistan ka nevojë të rishikohet. Mattes së bashku me Josef Danford kreu i shtabit të ushtrisë amerikane, është paraqitur në Kongres për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me buxhetin ushtarak të propozuar nga Donald Trump për vitin 2018./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne