Danimarkë: Fashistët e ekstremit të djathtë u djegin muslimanëve librin e shenjtë, Kuranin

Në Danimarkë janë “zgjuar” ndjenjat antimyslimane, me veprime radikale. Aktivistët e një grupi të ekstremit të djathtë dogjën një kopje të Kuranit dhe zbuluan një flamurët e tyre. Ata thërrisnin në kor: “Europa ëhstë e jona”.

Danezët, shumica e të cilëve i përkisnin partive të ekstremit të djathtë kanë protestuar edhe kundër mbajtjes së darkës së iftarit në Kopenhagen. Shumica e fashistëve danezë ishin anëtarë të Stram Kurs, parti antiemigracion dhe antimyslimane. Ata e dogjën Kur’anin në një shesh kryesor të kryeqytetit, në kohën që njerëzit po hanin iftarin, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Policia daneze u përpoq që të largojë protestuesit që ishin mbledhur në shesh. Fashistët e ekstremit të djathtë i transmetuan veprimet e tyre në YouTube. Iftari gjithsesi përfundoi pa ndonjë incident, me më shumë se 2000 vetë që ishin të pranishëm./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne