Deklaratë e përbashkët nga 6 shtete anëtare të BE-së për Iranin

Përmes një komunikate të përbashkët me shkrim, 6 shtete anëtare të Bashkimit Evropian tërhoqën vëmendjen se ruajtja e JCPOA-së, marrëveshje e nënshkruar me Iranin dhe e miratuar unanimisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është përcaktuese për stabilitetin e rajonit.

Duke bërë me dije se janë të vetëdijshme për vështirësitë në jetësimin e klauzolave ekonomike të marrëveshjes, shtetet në fjalë theksojnë se “janë duke bashkëpunuar me Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Komisionin Evropian për të stabilizuar kanalet lehtësuese të tregtisë së ligjshme dhe veprimet financiare me Iranin”.

Vendet evropiane në fjalë, të cilat e paraqesin themelimin e Instrumentit për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX) si “një prej iniciativave më të rëndësishme” në situatën aktuale, potencojnë se shumë e rëndësishme në këtë kontekst është gjithashtu që Irani të respektojë dhe zbatojë plotësisht dispozitat dhe parashikimet e marrëveshjes bërthamore.

INSTEX-i është një mekanizëm i posaçëm, i cili u themelua në janar 2019 nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të anashkaluar sanksionet amerikane kundër Iranit dhe mundësuar tregtinë me këtë shtet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne