Delegacioni amerikan në Ankara për operacionin “Burimi i Paqes”, takime me Çavusoglu, Akar e Kalin

Takimi ndërmjet delegacionit turk të udhëhequr nga ministri Çavusoglu dhe delegacionit amerikan të drejtuar nga O’Brien u realizua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

I pranishëm në këtë mbledhje, e cila zgjati rreth 45 minuta, ishte edhe përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey.

Nga ana tjetër, delegacioni amerikan u prit edhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Akar bisedoi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, O’Brien dhe delegacionin shoqërues për zhvillimet në veri të Sirisë në kuadër të operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes”.

Delegacionin amerikan e priti gjithashtu zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.

Ky takim u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe zgjati rreth 1 orë e gjysmë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne