Dëmet nga tërmeti, Vangjush Dako pritet të dëshmojë në Prokurori

Që në ditët e para pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri Rama u përpoq të krijojë alibi për përgjegjësitë njerëzore të atyre që humbën jetën nën rrënojat e pallateve të shembura: “Ça leje ndërtimi më tregon lejet ti mua, pallate bien edhe në Japoni e në Amerikë” i tha ai një gruaje që iu ankua për lejet e dhëna nga Vangjush Dako.

 

Të njëjtën alibi ai përdori duke futur në lojë edhe forcat e mbinatyrshme: ‘Eshte nga Zoti, s’është nga robi” tha ai në një vend tjetër.

Por pikërisht kjo tentativë për të zutur në mes zotin është kundërshtuar nga Dom Gjergj Meta. Me një status në Facebook ai i drejtohet miqve të tij me një mesazh të kundërt me kryeministrin, megjithëse pa e përmendur këtë të fundit: “Zotin mos ta kthejmë në shkaktarin e asaj që na ka ndodhur, por në bashkëudhëtarin tonë. Përgjegjësisë tonë të munguar mos t’i japim emrin Zot, por t’i japim emrin që ka, secili sipas asaj që është, ka dëshirë të jetë apo që ka marrë përsipër të jetë” ka shkruar ai.

 

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne