Dënim me vdekje për 5 persona në rastin e vrasjes së Khashoggit

Kryeprokuroria e Arabisë Saudite ka njoftuar se ka dënuar pesë të akuzuar me vdekje, si dhe për tre të tjerë gjithsej 24 vite burg në rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i vrarë vitin e kaluar në konsullatën saudite në Stamboll.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Rijad, zëdhënësi i kryeprokurorisë, Shelan esh-Shelan, njoftoi se ka përfunduar rasti i gazetarit Khashoggi, i vrarë në mënyrë barbare në tetor të vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

Shelan theksoi se nga 11 të akuzuar që gjykoheshin në rast, për pesë persona është vendosur dënim me vdekje, ndërsa për tre të tjerë gjithsej 24 vite dënim me burg me akuza se kanë mbuluar vrasjen, duke shtuar më tutje se cili i akuzuar cilin dënim e ka marrë do ta njoftojnë pas vendimit përfundimtar.

Ai tregoi se emrat e nivelit të lartë të afërt me princin e kurorës Muhammed bin Salman janë liruar. Shelan tha se nuk është drejtuar asnjë akuzë ndaj Këshilltarit Mbretëror Suud al-Qahtani, ish-zëvendës shefit të inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish-konsullit saudit i Stambollit, Mohammed al-Otaibi.

Qahtani dhe Otaibi gjenden në mesin e 17 personave të cilat SHBA i ka marrë në listën e sanksioneve për shkak të përgjegjësisë së tyre në vrasjen e Khashoggit. Ndërsa Asiri kishte ardhur në detyrë pas vrasjes së Khashoggit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne