Denoncimi/ Grida Duma: Shqipëria 3D e Edi Ramës, ja si gënjeu për ndërtimin e Spitalit të Laçit

Ish-deputetja e PD Grida Duma me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar një video, ku shprehet se Edi Rama gënjen shqiptarët në mënyrë publike.

Duma thotë se Shqipëria e Edi Ramës është vetëm 3D, pasi realiteti është dramatik.

Ajo thekson se Edi Rama kishte thënë në dhjetor 2019 se në fillim të 2020, Spitali i Laçit do të ishte gati, mirëpo sot aty ka vetëm gërmadha.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Grida Duma:

Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!

Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës.

Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i’u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.

Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër.

Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.

Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne