Deputeti britanik agjëron për t’i kuptuar më mirë muslimanët

Deputeti i Partisë Konservatore në Britani të Madhe, Paul Bristow, bëri të ditur se do të agjërojë një javë për të ndarë të njëjtën përvojë me muslimanët.

Bristow, nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në rrjetin social Twitter, tha se dëshiron të kuptojë se çfarë kuptimi ka Ramazani për muslimanët.

“Ramazani është një periudhë kohore në të cilën rritet reflektimi shpirtëror, vetë-zhvillimi dhe adhurimi”, tha Bristow.

“Edhe unë vendosa të agjëroj javën e parë të Ramazanit. Nuk jam musliman. Këtë përvojë mendoj se është e rëndësishme që ta ndaj me rreth 20.000 muslimanë që jetojnë në qytetin tim Peterborough”, u shpreh ai.

Deputeti britanik potencoi se gjatë kësaj periudhe shpreson të mësojë më shumë në lidhje me Islamin, duke treguar se një ditë të tij do ta inçizojë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne