Deputeti i PD-së i ankohet shefit të Policisë, përgjigjia: Nuk janë policët e mi, janë të shtetit!

Pas përplasjes me policinë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka telefonuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Spaho nuk është dorëzuar dhe ka telefonuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun të cilit i ka kërkuar se nga kush është urdhëruar që policët të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët dhe të ndalojnë deputetët të hyjnë në sallë, kur nuk ka asnjë vendim nga trupi gjykues.

Përgjigja e drejtorit të policisë ka qenë: “Nuk janë policët e mi, janë policët e shtetit”, por pas sqarimit të Spahos ka urdhëruar policët të lejojnë deputetët të futen në sallë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne