“Deputetja nxirrte lot krokodili”, ‘shpërthen’ Fuga: Kush është i çmendur tani, unë apo ti?!

Pedagogu Artan Fuga ka reaguar lidhur mbi situatën e tërmetit në vend, ndërsa ka shpërthyer në drejtim të deputetëve, që sipas tij kanë derdhur në këto ditë lot krokodili.

Duke iu referuar një deputeteje me të cilën është përplasur për ligjin për Akademinë e Shkencave, Fuga e quan atë indirekt të çmendur.

Postimi i Fugës:

Qytetet qe na zene brenda

Besoj se edhe qurravece jane tani me shqetesimin tim tridhjetvjecar se po ndertojme qytete qe do te n’a zene brenda.

Sepse pashe nje deputete qe nxirrte lot krokodili per tragjedine qe po kalon vendi. Ka dekada qe censuron pikerisht ajo cdo perpjekje shkencore qe kerkon te n’a ndaloje te shkojme me budallallik me koke te muri.

Qeshim si te dehur kur n’a vene punet mbrodh, qurravitemi kur na ze brenda e keqja.
Flukse piramidale demografike per t’u vendosur kombetarisht ne zona kenetore dhe mocalishte…Qytete qe na zene brenda.

Te varrosim me dhimbje te vdekurit per te cilet jemi ngapak te gjithe fajtore dhe pastaj t’i therrasim mendjes.

Kush eshte i cmendur tani o deputete, ti apo une? Kujton se harrohet cfare ke bere?/ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne