Bota

Dështimi i politikës amerikane në Siri

Senatori i partisë republikane në Kongresin amerikan Lindsey Graham, ka pranuar disfatën amerikane dhe fitoren e Iranit dhe Rusisë në Lindjen e Afërt. Megjithatë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e luftës në mes Hezbollahut dhe Izraelit.

“Ne jemi në buzë luftës në mes Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor. Irani po fiton dhe neve po humbim, dhe tani gjëja e fundit e cila tani më është në mendje është procesi paqësor në mes Palestinezëve dhe Izraelitëve”, ka deklaruar senatori amerikan Lindsey Grahami në intervistën e dhënë për CBS News.

Lindsey Grahami poashtu ka deklaruar se Libani jugor po shndërrohet në poligon për lansimin e raketave kundër Izraelit.”Hezbollahu për zbatimin e sulmeve kundër Izraelit po zhvillon armë precize dhe në rast se nuk mund të mendojmë për strategjinë kundër Iranit, është shumë e besueshme se Izraeli do të hyjë në luftë me Hezbollahun në Libanin jugor”, ka cek senatori amerikan Graham.

Përveç tyre, Grahami është ankuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur politikë të fuqishme për shtypjen e boshtit ruso-iranian në rajonin e Lindjes së Afërt.”Nuk kemi strategjinë të parandalojmë Iranin. Në rast se e lejmë Sirinë në duart e Rusisë dhe Iranit, lufta në Siri kurrë nuk do të përfundojë”, ka shtuar senatori amerikan Grahami.

Sipas Lindsey Grahamit” politika amerikane në Siri ishte një katastrofë. Plotësisht ka munguar, kur ishte fjala tek afrimi i Rusisë, Iranit dhe Sirisë, si kërcënim real për rajon”, ka cekur senatori amerikan Grahami.

Qeveria e presidentit sirian Bashar al Asadit, e cila e ka mbështetjen e këshilltarëve ushtarak iranian, të forcës ushtarake ajrore ruse dhe trupave të saj, pas gati shtatë vitesh luftës kundër terrorizmit e ka rimarr kontrollin mbi shumicën e hapësirave të cilat ishin në duar të grupeve terroriste dhe”kryengritësve” nën mbikëqyrjen amerikane dhe aleatëve të saj.

Burimi : Logično/ ML