Dështimi me negociatat në Luksemburg/ Dy alibitë e Ramës

Edi Rama vazhdon lajmeve pozitive për një festë që e ka konsumuar në qershorin e një viti më parë. Pasi ministrat e jashtëm të BE nuk e shqyrtuan sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se, shefat e diplomacisë kanë miratuar kalimin te kryetarët e shteteve, të rekomandimit të Shqipërisë, me synim muajin tetor. “Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”,- shkruan Rama. Pra edhe njëherë ai po e lidh dështimin e radhës me arsye jashtë qeverisjes së tij. Në një status të mëparshëm kreu i qeverisë deklaronte: “Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston”.

Se ku është rezistenca këtu vetëm kryeministri, që kalon nga një gënjeshtër tek tjetra e kupton. Fillimisht, kur gjendja politike në vend qe më e qetë, ai e lidhte mossuksesin e shkuarjes drejt BE me ekstremistët ksenofobë që diktojnë politikën lokale të vendeve të tyre. Tani, që puna ia do të shajë opozitën nxjerr në planë të parë, makinerinë e baltës, molotovët dhe përgjimet. Shqiperia deshton sistematikisht dhe vetem qeveria nuk ka faj.

Versionin e Ramës për të treguar me gisht përgjimet e fundit si shkaktare të “JO-së” nuk e përkrahu as eurokomisioneri për zgjerimin Johanes Hahn i cili refuzoi ti gjente aty shkaqet e shtyrjes.

Gjatë deklaratës për shtyp pas mbledhjes të ministrave të Jashtëm në Luksemburg, pyetjes së një gazetari se nëse Komisioni ka marrë parasysh krizën politike, përgjimet e BILD dhe bashkëpunimin e qeverisë me krimin në hartimin e progres-raportit për Shqipërinë, komisioneri Hahn iu përgjigj duke folur  vetëm për procesin e vetingut:

“Ata [qeveria] kanë bërë një reformë të thellë në drejtësi dhe t’i fajësosh ata se kanë lënë Gjykatën Kushtetuese me një anëtarë sepse vetingu ka hequr të tjerët është pak e padrejtë.

Nuk mund të injorojmë situatën politike të brendshme dhe kjo ka ndikuar tek disa prej vendeve të BE-së për të mos pranuar hapjen e negociatave.”

Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën sot të kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e BE-së vendosën të shtyjnë për në fund të tetorit marrjen e vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e dha sot në deklaratën për shtyp në mbyllje të samitit, Komisioneri për Zgjerim Hahn dhe Ministri i Jashtëm i Rumanisë, shteti që mban aktualisht presidencën e BE-së.

Samiti dy ditor i ministrave në Luksemburg përfundoi vetëm me një deklaratë për rëndësinë strategjike të intregrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por nuk dha garanci për hapjen e negociatave në tetor. Komisioneri Hahn deklaroi se disa vende të BE-së kanë kundërshtuar fort rekomandimin pozitiv të Komisionit të BE-së për Shqipërinë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne