Detaje: Kush është 25 vjeçari që vrau gjyshen e më pas veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit rreth mesditës së të martës. Në familjen Curri, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, Ersid Curri 25 vjeç ka vrarë me armë gjyshen e tij 80-vjeçare, Hurme Curri dhe më pas po me të njëjtën armë është vetëvrarë.

Policia ka mbërritur menjëherë në banesën nga janë raportuar të shtënat. Dera e banesës ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Pas hapjes së saj, policia ka gjetur brenda dy trupat e pajetë dhe një armë zjarri automatike.

Njoftimi i policise

Më datë 04.04.2017, ora 12: 15, në lagjen Nr.10, Durrës, në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasit E.C. 25 vjeç dhe gjyshja e tij, H.C 80 vjeçe.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë.

Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda.

Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ersid Curri 25 vjeçari i cili sot vrau gjyshen dhe më pas i dha fund  jetës së tij kishte pak muaj, gati një vit, që kishte dalë nga burgu. Ai  kishte kryer dënimin me 10 vjet burg për vrasjen e një bashkëmoshatari pas një sherri në disko.

Krimi u shënua kur Ersidi ishte vetëm 14 vjeç. Por tragjedia në atë familje ka vijuar më pas me vrasjen e vëllait të Ersidit shtatë vjet më parë me plumb në kokë dhe gjashtë muaj pas vrasjes së tij është vrarë dhe i ati./ Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne