Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

Digjen dy makina në Llakatud të Vlorës. Ngjarja është regjistruar gjatë natës.

Makinat e djegura kanë qenë në distancë rreth 200 m nga njëra-tjetra.

Djegia e makinave është mësuar sot në mëngjes.

Njëra prej tyre është furgon dhe pronari i saj e kishte denoncuar të vjedhur.

Nuk dihet nëse makinat kanë të njëjtin pronar apo jo.

Nuk ka ende njoftim zyrtar nga policia.

Në orët në vazhdim pritet të ketë detaje më shumë

Ndërkohë ngjarja vjen pak ditë pasi po në Vlorë u dogjën dy makina të tjera.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne