Bota

Dijarbakër – Një ushtar turk martirizohet nga terroristët e PKK-së në Lixhe

Një ushtar turk ka rënë dëshmor si pasojë e një sulmit të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën rurale të Lixhes, në rrethin Dijarbakër.

Një ushtar turk ka rënë dëshmor si pasojë e një sulmi të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën rurale të Lixhes, në rrethin Dijarbakër.

Siç bën të ditur Prefektura Dijarbakër përmes një komunikate të shkruar, forcat turke të sigurisë kanë shkëmbyer zjarr me një grup terroristësh rreth orës lokale 17:38 të së mërkurës, gjatë një operacioni kundër organizatës separatiste terroriste PKK, ku është martirizuar një ushtar.

Në këtë luftim – vijon komunikata – janë plagosur gjithashtu 4 ushtarë, që janë transferuar urgjentisht në spital me një helikopter dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lusim mëshirën e Allahut për bashkëluftëtarin tonë hero të martirizuar në këtë ngjarje të dhimbshme, e cila na hidhëron dhe pikëllon thellësisht; ndërsa u përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta dhe u urojmë durim familjes së tij të çmuar, të afërmve, shokëve të armëve dhe kombit të shenjtë turk”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Prefekturës Dijarbakër.

OPINIONE