Shqiperia

Dilemat për negociatat/ Rama tjetër mesazh BE: Realiteti konkuron edhe fantazinë e Franz Kafkës dhe Ismail Kadaresë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar në “Twitter” në lidhje me procesin e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Me një mesazh të shkurtër, shefi i ekzekutivit thotë se nëse shkrimtarët si Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë “po” apo “jo” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do kishin mësuar se realiteti në Shqipëri dhe vendin fqinj do konkuronte edhe fantazinë e tyre.

Ky mesazh duket si një thirrje tjetër e Ramës duke i kujtuar BE se është koha për t’i thënë “Po” përpjekjeve të Shqipërisë.

Ai ndër të tjera shkruan se: “Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…”-pohon Edi Rama./balkanweb

OPINIONE

INTERVISTA