Bota

“Disa shtete arabe të shqetësuara nga diplomacia e pavarur e Katarit”

Ekspertët politik arabë në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe thanë se disa vende në rajon janë të shqetësuar nga politika e jashtme e balancuar që Katari ka ndjekur në vitet e fundit.

Ekspertët politik të cilët ndjekin nga afër zhvillimet kanë bërë vlerësime për gazetarin e Anadolu Agency (AA) lidhur me krizën e cila ka marrë përmasa të reja me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të disa vendeve arabe me Katarin.

“Katari ka një politikë të jashtme të pavarur, një pozicion të veçantë në arenën ndërkombëtare”

Dr. Xhemal Abdullah, pedagog në universitetin Oxford dhe ekspert për vendet e Gjirit tha se disa vende arabe kryesisht Arabia Saudite janë shqetësuar për politikën e jashtme të pavarur që Katari ka paraqitur në vitet e fundit, për vendosjen e marrëdhënieve të mira dhe veprimet islamike në botën islame.

Duke vënë në dukje se në mesin e qëllimeve të formimit në vitin 1981 të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ndodhet zbatueshmëria “politika e përbashkët e jashtme” Abdullah tha se “Kur vërejmë situatën aktuale të vendeve anëtare të GCC vërejmë 6 politika të jashtme të ndryshme të 6 vendeve të ndryshme. Sheiku Hamid Bin Halife Al Sani i cili është bërë Emiri i Katarit në vitin 1995 vendosi që ta nxjerrë Katarin nga ombrella e Arabisë Saudite dhe e përcaktoi politikën e tij në këtë drejtim. Aktualisht kur vërejmë në Gji mund të shikojmë që Katari i cili ka një politikë të jashtme të pavarur ka një pozicion të veçantë në arenën ndërkombëtare”.

“Arabia Saudite dhe disa vende arabe të shqetësuar nga politika e jashtme e pavarur e Katarit”.

Pasi ka nënvizuar se në 20 vitet e fundit ka qenë në rritje graduale zëri i Katarit në arenën ndërkombëtare, Abdullah tha se “Arabia Saudite dhe disa vende arabe shqetësohen nga politika e jashtme e pavarur e Katarit dhe bërja e tij një aktor i rëndësishëm. Arabia Saudite duke i dhënë fund rolit aktiv të Katarit në arenën ndërkombëtare kërkon që të rikthehet në kufjtë e tij dhe ashtu sikur përpara 1995 të hyjë në ombrellën e Rijadit”.

“Katari ndjek politikë ekuilibruese mes poleve të kundërta”

Pasi ka theksuar se Katari ndjek politikë ekuilibruese në marrëdhëniet ndërkombëtare Abdullah, ka shtuar më tej:

“Katari i cili ndjek politikë ekuilibruese mes poleve të kundërta, ka vazhduar marrëdhëniet e tij edhe me Iranin por edhe me vendet e Gjirit që janë armiq me Iranin. Katari ka arritur të mbrojë interesat e tij politike dhe ekonomike mes kundërshtarëve Iranit dhe Arabisë Saudite. Katari i cili ka marrëdhënie edhe me lëvizjet e tjera islame si Hamasi në botën arabe, ka vazhduar gjithashtu marrëdhëniet e mira edhe me vendet perëndimore që i shohin këto lëvizje si organizata terroriste. Këto lëvizje të cilat në vendet e Gjirit shihen si organizata terroriste, Katari i mbështet dhe i trajton si përfaqësues dhe një pjesë e popullatës në rajon. Marrëdhënia e Katarit me këto grupe në vitet e fundit ka shkaktuar largimin me vendet e Gjirit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve”.

Më tej Abdullah ka thënë se reagimi dhe vendimet që do të marrë aktualisht Katari do të përcaktojë se si do të formësohet procesi që po përjetoj aktualisht me disa nga vendet arabe.

“Sulmet kundër Katarit planifikoheshin prej një kohe të gjatë”

Ndërsa shkencëtari politik dhe shkrimtari nga Mauritania, Muhtar Shankiti ka theksuar se kriza mes Katarit dhe disa vendeve arabe nuk ka dalë në pah përnjëherë dhe ka shtuar se “Këto sulme kundër Katarit planifikoheshin që prej shumë kohësh. Kjo krizë është përpjekje për të thyer fuqinë e Katarit të udhëheqjes së ‘revulucionit anti arab’ që ka formuar Rijadi dhe Abu Dabi. Këto përpjekje të mbushura me shpifje dhe shantazhe kanë si objektiv politikën e jashtme të Katarit i cili qëndron gjithmonë pranë popullit arab dhe që refuzon korrupsionin dhe padrejtësinë”.

Shankiti duke akuzuar “për qëllime të këqija” vendet që kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin në muajin e Ramazanit tha se “ai që ndërpret lidhjen në mënyrë të padrejtë me farefisin e tij do të dëmtojë më shumë veten e tij”.

“Politika e jashtme e Arabisë Saudite nën ndikimin e E.B.A.”

Ndër të tjera duke pretenduar se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zbatojnë “politika armiqësore” përkundër kërkesave për dinjitet dhe liri të Katarit dhe popujve të tjerë arabë, Shankiti ka komentuar se “Përjetimet e fundit na kanë treguar neve se Arabia Saudite e cila duhet të jetë kështjella e unionit dhe ajo që siguron bashkimin e vendeve të Gjirit, ndodhet nën ndikimin e EBA-s në politikën e jashtme dhe fushat e tjera ndërkombëtare”.

“Katari është vendor në objektiv njëlloj ashtu sikur se Turqia ishte vendosur në objektiv me 15 korrik”

Pasi ka nënvizuar se politika e jashtme e Katarit është si ajo e Turqisë e bazuar në mbështetjen e popujve në rajon dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre, Shankiti thotë se “Katari është vendos në objektiv njëlloj ashtu sikurse Turqia ishte vendosur në objektiv më 15 korrik. Media e EBA-s e cila sulmoi Turqinë dhe e cila gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi nxorri fytyrën e vërtetë të saj, edhe tani në të njëjtën mënyrë po sulmon Katarin”.

Shkrimtari Shankiti nga Mauritania ka përfunduar vlerësimin e tij me fjalët:

“Deklarimi i këtij vendimi në ditën kur është 50-vjetori i tërheqjes në vitin 1967 kur ishte lufta arabo-izraelite dhe ku u humb Mesxhid-i Aksa, forcon pretendimet se pas krizës mes vendeve arabe qëndrojnë sionistët. Katari i cili ka qëndruar në krah të popullit në kauzën e Palestinës dhe gjatë pranverës arabe, tani po ndëshkohet. I gjithë populli arab duke përfshirë edhe ata që jetojnë në vendet që kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, janë pranë Katarit në këtë krizë. Liderët e vendeve islame duhet të kalojnë menjëherë në veprim dhe duhet të kryejnë të gjitha përpjekjet për të ndalur këtë krizë”.

Si filloi kriza mes Katarit dhe vendeve arabe?

Tensionet diplomatike midis vendeve u përshkallëzuan pas hakimit të agjencisë zyrtare të lajmeve Katar, QNA, në natën e 23 majit në të cilën u publikua deklarata “kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit”, të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Edhe pse autoritetet e Katarit menjëherë dolën me deklaratë për të njoftuar për sulmin kibernetik ndaj QNA-së dhe për të përgënjeshtruar deklaratat e paraqitura, mediat e kanaleve televizive Al Arabiya dhe SKY News Arabia që japin transmetime nga EBA vazhduan publikimet e tyre duke përdorur deklaratat e atribuara Al Thanit si dhe vendet si Arabia Saudite, EBA dhe Egjipti ndaluan qasjen në vend të të gjitha institucioneve që kishin transmetime me origjinë nga Katari.

Më 3 qershor në internet u përhapën disa e-maile që pretendohet se i përkasin ambasadorit të EBA-ve në Uashington Jusuf el-Utejbe dhe të cilat ishin vjedhë nga grupe hakerësh, në të cilat pohohej se ambasadori ka marrëdhënie të afërta me fondacionin pro-izraelit për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) dhe se përpiqen të zhvillojnë politika të përbashkëta kundër Turqisë dhe Katarit.

Arabia Saudite, EBA, Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni në një deklaratë të bërë ditën e djeshme njotuan se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni mbyllën hapësirën ajrore me Katarin dhe kërkuan largimin e diplomatëve të Katarit nga vendi brenda 48 orësh.

Ndërsa bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkuan edhe Ishujt Maldive dhe qeveria Tobruk e Libisë që është mbështetëse e gjeneralit puçist Halife Hafter dhe e cila nuk ka asnjë legjitimitet në komunitetin ndërkombëtar./ AA

Etiketa

OPINIONE