Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasada e SHBA: Liria e mediave përmirëson situatën politike, ekonomike dhe sociale

Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar sot Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duke e vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë e mediave.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se “dita botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur”.

POSTIMI I PLOTE
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur. Përse? Një shtyp i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje dhe kërkon përgjigje në emër të shoqërisë. Media informon publikun dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë e cila përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike dhe ekonomike./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne