Dita e Rusisë: kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes

Artikull i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri me rastin e Ditës së Rusisë

Më 12 qershor në Rusi kremtohet festa zyrtare – Dita e Rusisë. 34 vjet më parë, më 12 qershor 1990 u miratua Deklarata e Sovranitetit Shtetëror të Federatës Ruse, e cila u bë një pikënisja për historinë e re të shtetit dhe për ndryshimet rrënjësore demokratike dhe ekonomike në vend. Kjo festë simbolizon unitetin mbarëkombëtar dhe përgjegjësinë e përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut, shënon vazhdimësinë e historisë shumëshekullore, madhështinë dhe lavdinë e Rusisë.

Shteti rus është më shumë se 1000 vjet i lashtë. Në analet e historisë janë ruajtur të dhëna, sipas të cilave në vitin 862 banorët e Novgorodit i kërkuan knjazit Rjurik të qeveriste Novgorodin dhe të gjitha rajonet veriore. Kjo datë, së bashku me vitin e Pagëzimit të Rusisë (988) janë data referimi në historinë ruse.

Përgjatë historisë shumëshekullore të saj, Rusisë i është dashur me qindra herë të mbrojë sovranitetin e saj, të luftojë kundër sfidave dhe kërcënimeve të ndryshme, që lindnin nga anë të ndryshme, të cilat ndonjëherë e çonin vendin në prag të katastrofës. Rusisë i ra për pjesë copëtimi në shekullin XII, Koha e Zymtë në fund të shekullit XVI-fillim të shekullit XVII, Lufta Atdhetare e vitit 1812, çlirimi i vendit dhe Evropës nga ushtria e Napoleonit, Lufta e Parë Botërore, Revolucionet e Shkurtit dhe të Tetorit të vitit 1917, Lufta Civile 1917-1922 pas ardhjes në pushtet të partisë së bolshevikëve me në krye V.I.Leninin, zmbrapsja e ndërhyrjes ushtarake të huaj të vendeve të Antantës (Britani e Madhe, Francë), lufta kundër pushtuesve gjermano-fashistë në vitet e Luftës së Madhe Patriotike 1941-1945 etj.  Një sfidë serioze për vendin u bë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991, e cila çoi në shkëputjen e lidhjeve me ish-republikat sovjetike, rënien e vëllimit të shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, krizën e thellë ekonomike dhe sociale në Rusi, dobësimin e shtetësisë, destabilizimin e rendit shoqëror politik, lulëzimin e krimit të shfrenuar dhe lindjen e konflikteve të armatosura. Megjithatë, sa hërë që vendi ndodhej në një rrezik të madh, populli rus i i gjente forcat në ndërgjegjen kombëtare, përvojën historike, traditat shekullore të kulturës atdhetare dhe në vlerat e përjetshme. Përgjatë tre dekadave Rusia ia doli të sigurojë një zhvillim stabil dhe të qëndrueshëm, të cilin nuk mund ta pengojë as trysnia e sanksioneve, as ndonjë kataklizmë tjetër.

Rusia bashkëkohore nuk është vetëm vendi me territorin më të madh në botë me një popullsi prej 150 mln banorë dhe pasuri të mëdha natyrore, por edhe një fuqi e teknologjisë së lartë, që ndërton makineri, automobilë dhe robotë për shpërndarje, avionë dhe raketa kozmike, anije dhe nëndetëse, që zbulon mënyra të reja për  mjekimin e sëmundjeve, krijon preparate mjekësore të gjeneratës së re dhe që zhvillon IT-industrinë globale.

Padyshim, pasuria kryesore e vendit dhe garancia e suksesit të saj janë njerëzit. Në paqe dhe harmoni në Rusi jetojnë më shumë se 180 kombësi, popuj, dhe grupe etnike të ndryshme, që i përkasin kryesisht besimit ortodoks, islam dhe atij budist. Populli shumëkombësh i Rusisë ka dhënë një kontribut të madh në përparimin e qytetërimit të sotëm. Është e pamundur të perceptohet kimia pa tabelën e Mendelejevit, letërsia pa “Lufta dhe Paqja” të L.N.Tolstoit, pa veprat e A.S.Pushkinit, L.N.Tolstoit, F.M.Dostojevskit, A.P.Çehovit, M.A.Bullgakovit, muzika pa P.I.Çajkovskin, S.V.Rahmaninovin, D.D.Shostakoviçin. Vështirë se do të ishte e mundur të imagjinohet bota e sotme pa zhvillimin e shkencës së aplikuar të M.V.Lomonosovit, zbulimin e reflekseve të kushtëzuara të I.P.Pavlovit, shpikjen e radios nga A.S.Popovi, zhvillimin e parimeve të higjenës sanitare nga N.I.Pirogovi, teorinë dhe praktikën e fluturimeve kozmike të K.E.Cialkovskit dhe S.P.Korolevit.

Megjithatë, vlen të pranohet se Rusia sovrane, e madhe dhe e fortë nuk i është dashur Perëndimit kurrë. Sot, vendet e NATO-s, të rreshtuara nën komandën e “hegjemonit kryesor”, i shpallën asaj një luftë totalisht hibride, deklaruan hapur se qëllimet e tyre janë shkaktimi i një humbjeje strategjike Rusisë dhe “rrënimi” i ekonomisë së saj.

Duket qartë se planet e jomiqve tanë nuk janë të destinuar të realizohen. Rusia po përshtatet në mënyrë fleksibël me ndryshimet, ekonomia e saj po demonstron një shkallë të lartë qëndrueshmërie ndaj goditjeve “shok” të jashtme, ndërsa miti për izolimin ndërkombëtar të vendit tonë, i promovuar nga propaganda perëndimore, rezultoi të ishte i pafrytshëm.

Dëshmi për këtë shërbejnë shifrat konkrete. Pavarësisht presionit kolosal të jashtëm, rritja e ekonomisë ruse në vitin 2023 arriti në 3.6%, duke tejkaluar në këtë tregues jo vetëm vendet kryesore të Bashkimit Evropian, por edhe të gjitha të ashtuquajturat shtete të “G7”. Në të njëjtën kohë, një tregues i rëndësishëm është rritja e prodhimit industrial në Rusi, e cila arriti në 3.6%. Shkalla e papunësisë ndodhet në nivelin më të ulët historik – 2.7%. Borxhi i jashtëm publik mbetet jodomethënës.

Sa i përket gjepurave për izolimin, Rusia e sotme është një anëtar aktiv i komunitetit botëror të kombeve. Shteti rus mbështet forcimin e rolit të OKB-së, forcimin e epërsisë të së drejtës ndërkombëtare, bashkëpunimin e barabartë me partnerët e huaj, formimin e një rendi botëror të vërtetë demokratik shumëpolarësh, në vend të sistemit njëpolarësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili ka dominuar përgjatë dekadave të fundit në Perëndim. Jemi të bindur se përpjekjet e pakicës perëndimore për të sjellë botën me të gjithë shumëllojshmërinë e saj etnokonfesionale në një emërues të vetëm, sipas këtij apo atij modeli zhvillimi që pretendon të jetë universal, janë të pakuptimta dhe madje kriminale. Mbi bazën e këtij koncepti Rusia po ndërton në mënyrë aktive një dialog me respekt dhe dobi të ndërsjellë me vendet e CIS, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Jugut Global, të cilët preferojnë të udhëhiqen nga interesat e tyre rrënjësisht kombëtare, të zhvillojnë një politikë të pavarur në punët e brendshme dhe të jashtme, pa diktime nga ana ish kolonialistëve perëndimorë.

Gjatë 30 viteve të fundit, pas shpërbërjes së BRSS, Rusia vërtetoi se është e aftë të përmirësojë veten, të synojë drejt më të mirës, të kryejë përparime radikale drejt një strukture të re politike, ekonomike dhe sociale, të japë një kontribut thelbësor në stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale, jo vetëm të përshtatet me ndryshimet, por të arrijë suksese të konsiderueshme, të kapërcejë vështirësitë nëpërmjet harmonisë civile dhe kombëtare, të forcojë me besueshmëri sovranitetin e saj.

Sot, Rusia sheh përpara me besim, e pozicionon veten si një nga vendet lidere të botës. Populli rus krenohet me Atdheun e tij, është gati të mbrojë interesat e tij me të gjitha mënyrat legjitime, të shumojë pasurinë dhe arritjet e reja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne