Djali i mbretit saudit ka qenë tërheqës për Ivankën e Trampit

Ivanka Trump e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e cilësoi tërheqës dhe ndikues zv/princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.

Ivanka, vajza e presidentit amerikan, në një intervistë me gazetën saudite Al Rijadh, tha se Mohamed bin Selman, zv/princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, është tërheqës dhe ndikues në mesin e të rinjve sauditë dhe njihet me epitete të tilla si, lider, ambicioz dhe patriot. Ajo shtoi se djali i mbretit saudit është tepër aktiv dhe ndikues në mbarëvajtjen e çështjeve të Arabisë Saudite. Ivanka e cilësoi frymëzues takimin e saj me një grup grash saudite dhe shtoi se ky takim ndikoi në njohjen më të mirë të realitetit të grave saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne