Shqiperia

Do të hetojë politikanët e lartë, sot afati i fundit për kreun e SPAK

Tetë anëtarët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kanë afat deri në përfundim të ditës së sotme për të aplikuar për të qenë drejtues i kësaj njësie.

Duke qenë se deri më tani funksionon me tetë anëtarë, drejtuesi do të ketë një mandat të përkohshëm prej tre muaj.

Abcnews.al mëson se deri ditën e djeshme asnjëri prej tetë anëtarëve nuk ka aplikuar për të qenë drejtues i SPAK, i cili pritet të fillojë punë më datë 19 dhjetor pasi të betohen para Presidentit të Republikës.

Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive; aftësisë në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperiencës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.

Me vënien në punë të Prokurorisë së Posaçme do të shkrihet Prokuroria për Krime të Rënda, një pjesë e kompetencave të saj do t’i marrin prokuroritë e rretheve, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni do të hetohen dhe gjykohen nga Struktura e Posaçme./tpz

OPINIONE

INTERVISTA