Doktrina e re bërthamore e Pentagonit është më e frikshme sa dhe vetë ferri

nga Darius Shahtahmasebi.

Pentagoni po mendon në mënyrë aktive përdorimin e armëve bërthamore për të fituar luftëra që nuk duhet të nisin. Siç pritej, kundërshtimi ndaj doktrinës bërthamore të SHBA-së pothuajse nuk ekziston në mediat kryesore. Ideja e përdorimit të armëve bërthamore në një konflikt real në botë ka qenë një ide tabu që askush nuk e kishte menduar. Duhet të shohim përsëri në fundin e Luftës së Dytë Botërore për të kuptuar se sa katastrofike mund të jenë për popullatat civile armët bërthamore. Megjithatë po të mos kishim parë pasojat e Nagasakit dhe Hiroshimës nuk do e kuptonim se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte një veprim i frikshëm dhe kriminal. Ato janë vdekjeprurëse dhe të panevojshme, dhe këtu merr fund tregimi. Ju të gjithë mund të sillni në mend përgjigjen se “ato i dhanë fund luftës”.

Së pari, përdorimi i armëve bërthamore nuk i dha fund ndonjë lufte – ato filluan një të re (Luftën e Ftohtë). Së dyti, kushdo që ka pak njohuri mbi historinë, e di se Japonia ishte në prag të humbjes. Megjithatë, fjalën time mos e merrni për bazë, unë nuk kam qenë atje. Shihni ata që në mënyrë specifike kanë bërë deklarata për efektin e përdorimit të bombave atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki dhe për ndihmën materiale që i ofruan ato luftës kundër Japonisë. Japonezët tashmë ishin mposhtur dhe ishin të gatshëm të dorëzoheshin.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që mundësia e vetme e mbajtjes së gjërave nën kontrollin e perandorisë së saj është të diskutojë në mënyrë aktive skenarët dhe situatat në të cilat ajo duhet të vendosë për përdorimin e armëve bërthamore.

Sipas Operacioneve Bërthamore të Qershorit të Pentagonit ose Publikimit të Përbashkët 3-72, SHBA beson se “zhvillimi i planeve të emergjencës bërthamore dërgon një sinjal të rëndësishëm për kundërshtarët dhe armiqtë e SHBA-së, se vendi ka aftësitë dhe gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur veten, aleatët dhe partnerët e tij”.

“Aftësitë e armëve bërthamore përbëjnë një element vital për mbrojtjen kombëtare”, thuhet në dokument. “Operacionet bërthamore janë ato aktivitete që në kuadër të operacioneve ushtarake përfshijnë parandalimin, reagimin ndaj krizave, vlerësimin e sulmit dhe kthimin në stabilitet”.

Pentagoni me sa duket beson se është domosdoshmëri dhe maturi zbatimi i planeve dhe opsioneve bërthamore para kohe me qëllim parandalimin e një krize e cila përfshin një mjet që vlerëson efektivitetin e parashikuar të opsioneve përpara zbatimit, si dhe është një mënyrë që vlerëson natyrën dhe shtrirjen e pasojave të padëshiruara.

Duke vënë në jetë një opsion, gjasat nuk janë që ushtria amerikane të ndalojë atje. Sipas dokumentit, “planifikimi dhe operacionet nuk duhet të pranojnë përdorimin e izoluar, por duhet të planifikojnë për integrimin e sulmit përgjatë skemës së përgjithshme të zjarrit të luftës”. Dokumenti pohon gjithashtu se “mund të ekzistojë një kërkesë për goditje të tjera shtesë që do mbështesnin përfundimin e luftës ose objektivat e tjera strategjikë.” Harrojeni marrëveshjen bërthamore të Iranit. Ku është marrëveshja bërthamore e SHBA-së? Ku është Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit që të ndalë shfarosjen e botës prej holokaustit bërthamor të një miliarderi dhe ish-ylli të televizionit (JCPOATSGABNHBAFRTSB)?

Dokumenti konfirmon se “spektri i luftës bërthamore mund të shtrihet nga zbatimi taktik për në përdorimin e kufizuar rajonal dhe atë global prej forcave mike ose armike”.

Sikurse edhe media the Military Times theksoi me zgjuarsi se doktrina e re reflekton një botë në të cilën ushtria amerikane po humbet “avantazhin e saj teknologjik” kundrejt “rivalëve të tjerë ushtarakë”. Sa për informatë, lista e rivalëve ushtarakë të përafërt nuk e përfshin Iranin. Ajo në veçanti përfshin dy gjigantë bërthamorë që kanë filluar ta lënë pas ushtrinë amerikane në atë masë sa që Pentagoni nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lëshojë dokumente që e quajnë aktivitetin e armëve bërthamore “thelbësore” për suksesin e misionit.

Kërkesa për vendosjen e përdorimit të armëve bërthamore ka kuptim vetëm nëse jetoni në një botë në të cilën duhet të jeni gjithmonë të përgatitur për të fituar një luftë kundër çdo kundërshtari të mundshëm. Amerikanët në mesin tuaj që e lexojnë këtë mund të mendojnë: “Po, e çfarë pastaj?” Megjithatë atë merreni nga pjesa tjetër e njerëzve si puna jonë që nuk zgjohen çdo mëngjes duke u betuar para një flamuri që për shumë të tjerë përfaqëson vdekjen dhe shkatërrimin, për të cilët fitorja e luftrave nuk ka prirjen dhe fokusimin në krahasim me çështjet e tjera si shëndetësia, strehimi, ndryshimet klimatike, dhe me radhë.

Ndoshta nëse SHBA ka hequr dorë nga ideja se duhet të zhvillojë luftëra në mënyrë që të sigurojë mbijetesën e vet, ajo nuk duhet të mendojë gjatë për një doktrinë kaq katastrofike.

Zhvillimi i luftërave mbi këto baza supozon gjithashtu se këto luftëra janë të pashmangshme dhe duhet të luftohen. Për rrjedhojë, a duhet të ishin zhvilluar realisht luftërat në Vietnam, Libi, Irak, Jemen dhe vende të tjera. A do duhet që luftërat që Shtetet e Bashkuara kanë për të gatuar në dekadat e ardhshme, në mënyrë të ngjashme të zhvillohen? (gjithsesi, për të qenë të ndershëm, ushtria amerikane mezi ka fituar një luftë që nga Lufta e Dytë Botërore.)

Para rënies së Murit të Berlinit, çdo njësi e artilerisë amerikane në Evropë ishte në gadishmëri për përdorim të armëve bërthamore. Pas vitit 1991, kjo u supozua se gjoja ndryshoi. Megjithatë, një dokument i lëshuar së fundmi (dhe më pas i ndryshuar) i publikuar nga një organ i lidhur me NATO-n, më në fund ka pranuar atë për të cilën gjithsesi kishim dyshuar: se bombat berthamore amerikane po ruhen në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi (ne total rreth 150).

Sa për ta përmbledhur: SHBA është kombi i vetëm që dislokon armë bërthamore gjatë luftës. Në shkurt të këtij viti Administrata Trump i pezulloi detyrimet që kishte ndaj Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) dhe nisi të publikojë dokumente të shumtë të cilët sugjeronin se po e merrnin në konsideratë përsëri përdorimin e armëve bërthamore.

Teksa po shkruaja këtë shkrim, lajmi i fundit në BBC fliste për një artikull me titull “Koha po mbaron për traktatin e raketave – kreu i NATO-s”. Artikulli fokusohej tek shefi i NATO-s Jens Stoltenberg që i bënte bërë thirrje Rusisë që të pajtohej me Traktatin INF para afatit përfundimtar në muajin gusht.

Deri diku diskutimet për përdorimet e armëve bërthamore janë të frikshme por edhe me vlerë nëse këto diskutime përfshijnë vende të tilla si Rusia dhe Kina. Merrni si shembull Turqinë ku SHBA ka lejuar që të vendosen armë bërthamore. SHBA po thotë se do ta largojë Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35, ku shkaku është se Turqia ka blerë sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore S-400 nga Moska. SHBA-ja pati edhe një moment frike pasi një grusht shteti i dështuar i vitit 2016 mund ti kishte vendosur armët bërthamore të avancuara në duar shumë të paqëndrueshme.

Kushdo që tërheq këmbzën e këtij holokausti bërthamor, në fund të fundit do të mbartë fajin për atë që do të vijë. Megjithatë sipas vlerësimit tim, historia do të kujtojë pasojat e rrezikshme që solli administrata Trump dhe administratat që i shërbyen perandorisë amerikane përpara saj./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne