Dokumenti/ Edi Rama ia kalon Veliajt stafetën për shembjen e Teatrit Kombëtar

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare, akti i kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të  Bashkisë së Tiranës, për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndertimin e godinës se re.

Kjo VKM mban firmën e Edi Ramës dhe me sa duket synon të përshpejtojë shkatërrimin e Teatrit gjatë periudhës së jashtëzakonshme.

Në vendim thuhet shprehimisht se do të ndërtohet një godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, ashtu siç kërkohet nga Europa Nostra, një pjesë e aktorëve dhe aktivistëve të shumtë që kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit.

Nëse fillimisht Rama votoi një ligj special për “rrëmbimin” e një trualli të Bashkisë pa miratimin e Këshillit Bashkiak, tani ai po e kalon parcelën e teatrit përsëri tek Veliaj.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne