Donmez: Turqia e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Iranin

Donmez priti në Ministri shefin e Kabinetit të Presidencës së Iranit, Mahmoud Vaezi dhe delegacionin shoqërues për të realizuar mbledhjen 27. të Komisionit të Përzier Ekonomik Turqi-Iran.

“Është një kënaqësi e madhe që presim delegacionin iranian. Ne vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”, tha ai.

Sipas tij, angazhimin e tyre për këtë çështje ia kanë demonstruar gjithashtu opinionit publik si në kontaktet bilaterale ashtu edhe në ato trepalëshe.

“Me lejen e Allahut, sot do të vlerësojmë me Iranin aktivitetet e Komisionit të Përzier Ekonomik. Ngritja e marrëdhënieve në nivelin më të lartë dhe vazhdimi i tyre është me rëndësi të madhe edhe për ne. Dua të theksoj se në përputhje me këtë vizion të paraqitur nga liderët e dy vendeve, një detyrë dhe përgjegjësi e madhe bie qoftë mbi sektorin privat, qoftë mbi atë publik, sidomos mbi ne që drejtojmë shtetin”, u shpreh ministri Donmez para takimit në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne