Dorian Teliti: Rama, i jep 790 mln lekë brenda dy ditësh incineratorit të Elbasanit

‘79 milion lekë të tjera 2 ditë më parë për inceneratorin e Elbasanit’

Denoncimi është bërë nga Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kreut të PD-së.

Sipas Telifit, ‘për Edi Ramën shqiptarët janë në ‘listë pritje’, prioritet i tij i vetëm janë oligarkët’.

Denoncimi i plotë i Dorian Telitit:

Vetëm dy ditë më parë ER ka lëvruar nga buxheti i shtetit 79 milionë lekë (të reja) për incineratorin e Elbasanit, plot 647 mijë euro.

Shqiptarët sot janë në betejë të egër me mbijetesën dhe me Covid-19.

ER ka braktisur shëndetësinë, ambulancat po shndërrohen në ‘salla reanimacioni’ ku pacientët rrinë me orë të tëra e presin në radhë për tu shtruar, e tamponët që kryhen janë minimaliste (rreth 4 herë më pak testime se rajoni), ku familjet me ndihmë ekonomike & pensionistët i kanë tryezat bosh dhe qindra biznese po falimentojnë dita ditës e të shumtë janë ata që kanë humbur vendin e punës.

Me aq para të dhëna brenda një dite për një nga oligarkët (647mijë euro), plagët e shoqërisë nuk do shëroheshin, por ndihmë gjithësesi do ishin nëse ER do të mendonte për njerëzit dhe ekonominë e jo për miqtë e oborrit qeveritar, pasi me aq para:

mund te kryheshin te paktën 16.100 teste, ose;

647 biznese të vogla mund të merrnin cekun prej 1000 euro për të mbajtur frymën gjallë, ose;

6583 pensionistë mund të merrnin bonusin mujor prej 2 mijë lekësh të reja, për 6 muaj për të blerë maska dhe alkol, ose;

823 kryefamiljarë që kanë humbur vendin e punës mund të merrnin bonusin prej 16mijë lekë në muaj për 6 muaj për të ushqyer fëmijët e tyre.

Paratë janë në arkën e shtetit, pasi çdo ditë qytetarëve dhe sipërmarrësve u merren para nga xhepi me taksat e rritura ???? të ER si askund vend tjetër të rajonit, por kur vjen puna që qeveria t’jua kthejë mbrapsht për tu ardhur në ndihmë në këto muaj krize, ata e gjejnë veten në ‘listë pritjeje’…prioritet kanë kontratat PPP dhe klientela qeveritare, askush tjetër.

Është koha të ikë ER & miqtë e tij që zhvatën bashkë çdo qindarkë dhe e rrënuan Shqipërinë.

Është koha tu kthejmë paratë e tyre shqiptarëve, është koha për politika ekonomike që hapin vende pune dhe mbështetje për të pamundurit e shoqërisë.

25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë./Tpz 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne