Dosja e Prokurorisë/ Zbardhen tre akuzat për ish-ministrin Saimir Tahiri, lidhja me “Habliajt”

Zbardhen akuzat e Prokuroisë për ish-ministin Tahiri. Prokuroria ka ngirut tre akzua për ish-ministrin e Brendshëm. Tahiri akuzohet se ka lidhje me grupin e “Habilajve” në Vlorë. Dosja.al zbardh pretendimet e organit të akuzës.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të njihet sot me akuzat zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej më shumë se dy vitesh e ka hetuar për përfshirje në një grup kriminal.

Ditën e djeshme organi i akuzës ka dorëzuar dosjen voluminoze kundër Tahirit në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku dhe do të nisë procesi i gjykimit.

Dosja.al ka zbardhur dosjen e Prokurorisë dhe shihet se mbi ish-ministrin Saimir Tahiri rëndojnë tre akuza.

“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Faksimile e dosjes së Prokurorisë

PJESË NGA DOSJA

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, mbi bazën e të dhënave  të grumbulluara nga Policia Gjyqësore në bashkëpunim me organet e ligjzbatuese në vend, kur rezultonin të dhëna mbi aktivetetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptarë, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me datë 08.06.2016 ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale “Kultivimeve i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mbi bazën e informacioneve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të policisë Vlorë, sipas të cilëve të pandehurit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, më datë 29.04.2017 ka regjistruar procedimin penal nr.164 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Duke qenë se  disa prej tyre subjekteve nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 134 të vitit 2016, ishin përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotikë së bashku me të pandehurit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seiti, bazuar në nenin 79 gërma “b” të Kodit të Procedurës Penale, me datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i procedimeve nr.134 të vitit 2016 dhe nr. 164 të vitit 2017 në një procedim të vetëm, nr.134 të vitit 2016.

Mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet italiane të drejtësisë, të pandehurit Moisi Habilaj, etj, në lidhje me faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilit vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetet në fushën e trafikimit të narkotike, nisur nga fakti që rëzultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.313 në ngarkim shtetasit Saimir Tahiri, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsioni Pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a dhe 260 të Kodit Penal.

Ish-ministri i Brendshëm për më shumë se dy vite është në hetim nga Prokuroria. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 dhe Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të mos lejonte që Saimir Tahiri në atë kohë deputet të përfundote prapa hekurave.

Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

Marre nga Dosja.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne